Ushqyerje

tet272016

Karboni aktiv bimor që iu shtohet ushqimeve, efektet e tij në zorrë dhe siguria

tags: Zorre

Karboni bimor është një aditiv ushqimor me funksion ngjyrosës i sigurt për shëndetin e konsumatorëve dhe me disa përjashtime mund t'iu shtohet ushqimeve, ndonëse nuk i njihen efektet në zorrë që zakonisht i atribuohen integratorëve.  

"Karboni aktiv është një ingredient i sigurt dhe kjo substancë mund të përdoret  në fushën ushqimore", konfirmon edhe Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) në një dokument të vitit 2012. Karboni aktiv prodhohet nga djegia në temperatura shumë të larta të materialit bimor, jo vetëm të drurit, por edhe të bërthamave të frutave, lëkurave të kokosit etj. Më pas përpunohet duke u kthyer në një pluhur me cilësi të veçanta përthithëse.

Në kontekstin mjekësor lufton disa çrregullime në zorrë: tranziton pa u përthithur duke lidhur molekulat e gazrave dhe baktereve me njëra-tjetrën, duke lehtësuar më pas nxjerrjen jashtë të tyre. Për këtë arsye rekomandohet kundër fryrjes, por edhe në rastet e helmimit nga disa substanca. Në integratorët ushqimorë kontribuon në reduktimin e fryrjes së tepërt pas vakteve.   

Konsumatorët duhet të informohen mbi konfeksionet e integratorëve me bazë karbonin aktiv, mbi efektet e tij të dobishme të lidhura me një dozim shumë të saktë: të merret të paktën 30 min para vaktit dhe në të njëjtën sasi menjëherë pas vaktit.
Akuza e fundit për "mashtrim komercial" nga disa planifikues që kishin shtuar karbon si ingredient në bukë, shpjegohet me faktin që legjislacioni  ushqimor evropian e konsideron E153 (karbonin bimor) një suplement me funksion ngjyrosës dhe vetëm si i tillë mund t'i shtohet ushqimeve (me përjashtim të produkteve për të cilat specifikohet ndryshe). Produkte të tilla nuk mund të shquhen për funksione shëndetësore meqë dozimi në fakt është sa për të arritur ngjyrën e dëshiruar, pra është shumë i ulët për të pohuar se ka një përfitim në shëndet.

Nga këndvështrimi toksikologjik, EFSA nënvizon se është fjala për një produkt që digjet dhe shqetësimi mund të lidhet me mbetjet e substancave toksike, llojin e hidrokarbureve policiklike aromatike (PAHs) që mund të formohen gjatë procesit të prodhimit dhe për të cilat është vendosur një kufi. Sidoqoftë, përdorimi i karbonit bimor ka rezultuar përgjithësisht i sigurt, pa efekte toksikologjike domethënëse, si në dozat e parashikuara si ngjyrosës ushqimor edhe në ato të administruara në formulimin e integratorëve, deri në 300-fish më shumë se të parat. 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC