Misioni

Farmacist 33 është një portal informacionesh të përditësuara, drejtuar farmacistëve shqiptarë, misioni i të cilit është të informojë në mënyrë të pavarur mbi aktualitetet rreth gjithçkaje që ndodh në botën farmaceutike:

- Evoluimi i profesionit të farmacistëve

- Përparimet e mjekësisë dhe farmakologjisë

- Konsulenca për pacientët

- Pikëpamjet ligjore

Lexuesi informohet rreth: të rejave legjislative që i përkasin profesionit të tij dhe normativave me interes përsa iu përket barnave dhe pajisjeve mjekësore; formimit dhe mundësive profesionale. Tepër rëndësi i jepet edhe ndërveprimit të profesionistëve (mjek apo farmacist) nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave mjekësore (në blog) dhe komentimit të materialeve. 

Rubrikat e ofruara:

Download center: mundëson shkarkimin falas të materialeve shkencore të fushës së mjekësisë e farmaceutikës.

Tabela e njoftimeve: i rezervohet shkëmbimit të njoftimeve dhe informacioneve midis përdoruesve, për zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre profesional.

Barna të reja: lista e rifreskuar e preparateve mjekësore që qarkullojnë në tregun shqiptar.

Medikey është komuniteti më i gjërë online i profesionistëve të shëndetit. Aksesi në këtë bankë të dhënash realizohet nëpërmjet një regjistrimi të thjeshtë që ruan privatësinë. Ky regjistrim falas i ofron përdoruesit çelësin (username, password) për të hyrë automatikisht në seksionet e ofruara.

Codifa, sistemi më i plotë informativ farmaceutik, është një fjalor i mirëfilltë i barnave dhe produkteve mjekësore, risia e të cilit konsiston në informacione të detajuara mbi ndërveprimin e barnave. 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC