Lajm Formues

Skleroza multiple: përkufizimi dhe performanca

Skleroza multiple është një sëmundje degjenerative e sistemit nervor qendror që përcakton shkatërrimin progresiv të mielinës guaina e cila rrethon fibrat nervore. Me përparimin e kohës mielini fillon rrallohet në shumë zona, duke lënë shënja të quajtura pllaka. Kur mielini dëmtohet, zvogëlohet aftësia e nervave për të çuar  impulset nervore nga truri në periferi dhe anasjelltas, duke gjeneruar disfunksionime që ndërhyjnë në jetën e përditshme të personit. Sëmundja mund të përcaktojë një gjendje invaliditeti të përhershmëm.

Incidenca dhe simptomat
Në Itali skleroza multiple prek rreth 70 mijë njerëz. Është më e zakonshme në zonat me klimë të butë dhe në disa zona të tjera si p.sh Sardenja. Sëmundja manifestohet kryesisht në grup moshën midis njëzet dhe dyzet vjeç, veçanërisht gratë janë të prekura dy herë më shpesh se burrat. Simptomat mund të jetë shumë të ndryshueshme sepse varen nga zonat e trurit dhe palcës kurrizore ku ka humbje të mielinit. Përgjithësisht kuadri klinik karakterizohet nga shfaqja e shqetësimeve si:
- motorike;
- të ekuilibrit;
- të shikimit dhe të folurit;
- të forcës;
- të ndjeshmërisë.
Simptoma të tjera përfshijnë vështirësi në kontrollin e sfinkterave, spasticitet, dhimbje dhe mosfunksionim seksual. Simptomat kanë zhvillim jo të vazhdueshëm. Ndonjëherë janë më agresive, ndonjëherë zhduken por kanë tendencën të jenë të pranishme në të njëjtën kohë dhe të përkeqësohen me kalimin e kohës. Një nga karakteristikat tipike të sklerozës së shumëfishtë është rezultati i ndryshueshëm, me alternime periudhash remisioni dhe sulmesh (relapse), në varësi nga fusha e sistemit nervor të prekur. Skleroza multiple nuk është ngjitëse dhe nuk përcakton shkurtimin e jetëgjatësisë.


Shkaqet
Në bazë të provave në dispozicion, skleroza multiple është klasifikuar si një sëmundje autoimune por shkaqet e shfaqjes janë ende të panjohur. Fillimisht mund të ketë një ndryshim të funksionit të sistemit imunitar që sulmon komponentët e  sistemit nervor qëndror duke i njohur si agjentë të huaj. Ndër faktorët e rrezikut janë të njohur predispozicioni gjenetik, gjerësia gjeografike (më tepër raste në veri dhe më pak afër ekuatorit), etnia (Kaukaziani është më i prekuri), përqëndrime të ulta të vitaminës D dhe ekspozimi ndaj agjentëve infektivë në vitet e para të jetës.

Llojet dhe Diagnoza
Ekzistojnë dy lloje të sklerozës multiple: forma e rikthimit dhe remisionit (85% e rasteve) ku alterohen manifestime akute dhe periudha të stabilitetit dhe forma progresive me një zhvillim gradual të simptomave neurologjike. Për diagnostikimin bazohemi në historinë klinike, në ekzaminimin neurologjik, rreth potencialeve të shkaktuara dhe rreth rezonancës magnetike që lejon të vëzhgohen në mënyrë të detajuar lezionet në sistemin nervor qëndror dhe krahasimin e tyre me kriteret diagnostikuese të McDonald, marrë nga emri i neurologut që i krijoi. Diagnoza e hershme është shumë e rëndësishme për të ngadalësuar proçesin drejt invaliditetit.

Trajtimi
Megjithë përparimet e bëra ende nuk është gjetur një terapi definitive për sklerozën multiple. Trajtimet e disponueshme në evolim të plotë, ngadalësojnë progresionin e sëmundjes, zvogëlojnë frekuencën dhe rëndesën e relapses dhe kështu rrezikun e invaliditetit. Në rastin specifik bëhet fjalë për imunosupresorë, immunomodulantë dhe antitrupa monoklonalë. Barna të tjera janë shumë të dobishme për kontrollin e simptomave që lidhen me sëmundje të tilla si spasticiteti, inkontinenca dhe dhimbja neuropatike. Menaxhimi i sëmundjes është i tipit ndërdisiplinor, me vëmëndje të madhe për rehabilitimin, fizioterapi për të forcuar muskujt e dobësuar dhe terapi profesionale.

Pyetjet esenciale
A keni ndonjëherë ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrë?
Provoni një ndjenjë lodhjeje më të madhe se sforcoja e bërë?
Keni vënë re një rritje anormale të tonit muskular, deri në spasticitet?

Isabella është 35 vjeç dhe jep mësim në shkollë fillore. Dy ditë më pare krejt papritur pësoi një rënie të shikimit që u normalizua pas disa orëve. Pas kësaj disa episode të ralla të vizionit të dyfishtë. Gjithashtu i referoi mjekut ndjesinë e gudulisjes së lehtë por të shpeshtë në këmbën e djathtë që i atribuohet lodhjes dhe qarkullimit të keq të gjakut, por që zgjaste për javë.
 
    Si mund ta këshillojë farmacisti Isabella-n?

A

të presë disa muaj për të parë çfarë do ndodhë

B

të konsultohet me një neurolog

C

të bëjë një rezonancë magnetike të trurit

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC