Lajm Formues

Koliti ulçeroz: simptomat, diagnoza dhe trajtimi

Bëhet fjalë për një sëmundje kronike inflamatore që prek kolonin, e karakterizuar nga vrima të vogla dhe zona të inflamuara që vazhdojnë përgjatë intestinit. Shkaku është shpesh idiopatik, me një incidencë të lartë tek meshkujt me kulmin mes moshës 20-35 vjeç dhe 50-65 vjeçare. Fillimi i sëmundjes nis me periudhat e kapsllëkut të alternuara me diarre, tenezma, ndonjëherë proktite dhe nganjëherë dhimbje barku të shoqëruara me defekim.
Kolonoskopia zakonisht e shoqëruar me biopsi janë të mjaftueshme për të arritur një diagnozë. Vazhdimësia kronike e sëmundjes mund të shoqërohet me rrezikun e komplikacioneve si: megakoloni toksik, Ca kolon, stenozë dhe okluzion. Shpesh mund të ngatërrohet me sëmundjen Crohn nga i cili ndryshon nga ana histologjike nga prania e zonave të lira dhe të tjera të dëmtuara. 
Prognoza është diskrete, vetëm 10% e rasteve rrezikohet  nga sulmet dhe  2% evoluon në forma kanceroze.
Trajtimi kirurgjik është vendimtar në format më të komplikuara, në rastet e tjera rekomandojmë një regjim ushqimor ku mungojnë  frutat, perimet krudo dhe qumështi.
Ndërsa trajtimi i zgjedhur përfshin përdorimin e mesazalinës dhe/ose kortizonikë për përdorim lokal.

Pyetje esenciale
Sa kohë keni që vuani? Të kujtojmë diagnozat e mundshme diferenciale: sëmundja Crohn, Ca kolonrektal, divertikolit, dhe koliti infektiv.

Zoti B.P. 79-vjeç ankohet për diarre, nga palpimi dallohet një masë e dukshme në kuadratin inferior të djathtë, temperaturë të ulët dhe humbje peshe. Anamnezi e kaluar: apendiksektomi në moshën 23 vjeçare. Testet e fundit të gjakut janë normale.
 
    Çfarë mund të jetë?

A

sëmundja Crohn

B

kolit ulçeroz

D

divertikolit

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC