Lajm Formues

Sëmundja e refluksit gastroezofageal: karakteristikat dhe trajtimi

Sëmundja e refluksit gastroezofageal (MRGE ose GERD në anglish) karakterizohet nga rikthimi nëpërmjet ezofagut i përmbajtjes gastrike nga stomaku drejt zonës orofaringeale.

Simptomat
Lëvizja në drejtim retrograd të lëngjeve gastrike, duke përfshirë acidin klorhidrik thelbësor në tretjen e proteinave të ushqimit përcakton shfaqjen e simptomave të GERD:
- ndjesi djegie (urth) pas sternit që shkon deri në qafë;
- dhimbje në nivelin e ezofagut dhe hyrjes në stomak;
- vështirësi në tretje, fryrje;
- shije e hidhur dhe e thartë në gojë;
- acarim i laringut dhe faringut me nevojën e shpeshtë për të pastruar zërin;
- kollë kronike (simptoma atipike).
Refluksi mund të jetë dhe asimptomatik, të manifestohet me stomakun plotë ose bosh, gjatë ditës ose kryesisht gjatë natës sepse pozicioni  shtrirë në shpinë favorizon lëvizjen retrograde të përmbajtjes gastrike. Kjo ndonjëherë mund të jetë shkaku i komplikimeve të tilla si ezofagit, hemorragji ezofageale, ulçera ezofageale dhe metaplazi Barret, një gjendje që mund të çojë në adenokarcinoma.

Shkaqet dhe diagnoza
Një nga shkaqet kryesore të sëmundjes së refluksit gastroezofageal është humbja e tonit të sfinterit ezofageal inferior, muskul që kundërshton ngjitjen e lëngjeve gastrike drejt ezofagut. Në origjinën e zhvillimit të refluksit janë disa zakone dietike dhe jetësore përfshirë dhe konsumin e pamatur të barnave anti-inflamatore josteroidale, abuzimi me alkoolin, pirja e duhanit, stresi, prania e hernie hiatale. Nëse mjeku dyshon praninë e refluksit gastroezofageal duhet të marrë anamnezën , nëse është e përshtatshme një vizitë otorinolaringologjike. Testet instrumentale e indikuara për të përcaktuar diagnozën janë ezofageoskopia, manometria ezofageale që llogarit presionin në nivelin e sfinterit inferior, monitorimi i pH ezofageal 24 orë për të llogaritur se sa herë ndodh zbatica, rrezet-X të ezofagut, pas gelltitjes së bariumit si një agjent kontrasti për evidentimin e dëmtimit ezofageal. Nëpërmjet biopsisë është gjithashtu e mundur të vlerësohet morfologjia e mukozës së ezofagut edhe në mungesë të shenjave.

Trajtimi
Sëmundja e refluksit gastroezofageal mund të ketë një ndikim negativ në cilësinë e jetës. Si fillim mund të sugjerohet një ndryshim në zakonet që favorizojnë fillimin e simptomave, psh evitimi i shtrirjes pas ngrënies, ngritja e kokës së krevatit  me 20 cm, kufizimi i marrjes së barnave anti-inflamatore, lënia e duhanit, mos vishen rroba të shtrënguara në bel, të reduktohet konsumi i alkoolit, kafesë, çajit, çokollatës, pijeve të gazuara, të skuqurat. Në fushën terapeutike janë në dispozicion barna që reduktojnë sekrecionet gastrike (inhibitorët e pompës protonike, zgjedhja e parë) për një trajtim të përditshëm ose sipas nevojës lidhur me antiacidet/arigantët që mbrojnë mukozën e ezofagut dhe stomakut. Në raste të zgjedhura, është e përshtatshme të zgjidhen ndërhyrjert kirurgjikale për korrigjimin e difektit përgjegjës për refluksin.

Pyetjet esenciale
Simptomat e urthit kanë tendencë të përkeqësohen kur bini në shtrat?
Përdorni shpesh anti-inflamatorë OTC?
A vuani nga dhimbjet kronike të fytit që nuk janë të lidhura me infeksionet sezonale?


U.R është një grua 28 vjeç, punon si modele kështu që zakonisht mban taka të larta dhe rroba të shtrënguara. Pavarësisht se nuk pi duhan ankohet prej muajsh për zërin e ngjirur dhe laringit kronik. Kur ndodh të pijë verë të bardhë ose çaj ka një ndjesi djegie. Nuk ka vuajtur asnjerë nga dhimbja në stomak dhe tretet mirë.
 
    Sipas jush cilat janë hapat e nevojshëm për të këshilluar pacienten?

A

Të ndryshojë zakonet e ushqyerjes, stilin e jetës dhe të përdorë një frenues pompë protonike me dozë standarte për 2-4 javë.

B

Të kryejë ph-metrinë për 24 orë.

C

Te bëj një vizitë otorinolaringologjike.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC