Lajm Formues

Malaria: përhapja, parandalimi dhe trajtimi

Malaria është një sëmundje infektive e shkaktuar nga parazitët protozoar një qelizor të Plasmodium. Llojet kryesore janë Plasmodium falciparum, endemik në Afrikën Tropikale dhe agjent i formës së etheve malinje, Plasmodium Vivax i pranishëm kryesisht në Amerikën Latine, Azi dhe në disa zona të buta, Plasmodium Ovale tipik i Afrikës Perëndimore dhe Plasmodium malariae, përgjegjës i formës kuartana. Në qoftë se nuk njihet dhe trajtohet, kjo sëmundje mund të jetë fatale.

Epidemiologji
Kjo sëmundje parazitare prek rreth 500 milionë njerëz në vit, duke shkaktuar mbi një milion të vdekur çdo 12 muaj. Malaria transmetohet tek njeriu nga pickimi i mushkonjave femra të gjinisë Anopheles të cilat infektohen nga thithja e gjakut nga një individ i infektuar dhe inokulojnë parazitin në brëndësi të gjëndrave të tyre të pështymës dhe më pas ia kalojnë një subjekti tjetër duke e përhapur sëmundjen. Malaria është endemike në shumë zona tropikale dhe sub-tropikale të Afrikës, Azisë, Amerikës Qëndrore, Amerikës Latine, Oqeani dhe Karaibe. Prania e flukseve migratore është origjina e fenomenit të importit, edhe në zonat ku parazitoza është zhdukur. Këto raste, rezultat i infeksioneve të ndodhura në zona endemike apo pickimi i mushkonjave të importuara nga anije dhe avionë, nuk paraqesin rrezikun e transmetimit nga personi në person për shkak të mungesës së vektorit Anopheles.

Cikli i jetës së plasmodium

Hapi i parë është formimi i zigotës së protozoarit në brëndi të stomakut të mushkonjës, një cikël fekondimi dhe maturimi që zgjat deri në disa javë.

- Pas hyrjes në trupin e njeriut, nëpërmjet pickimit të Anopheles, forma infektive e plasmodium e quajtur sporozoit shmang sistemin imunitar, pushton në pak orë hepatocitet, shumëfishohet dhe transmetohet në formë të maturuar (cikli ezoeritrocitar ose skizogonik).
- Në një moment të caktuar hepatocitet çahen duke lëshuar merozoite në sistemin e qarkullimit, duke u futur në qelizat e kuqe të gjakut (cikli eritrocitar).
- Brenda eritrociteve, ku trofozoitet  maturohen, fillon një cikël i ri rriprodhimi që përcakton lizën e eritrociteve dhe që çdo 3 ose 4 ditë u jep jetë gjeneratave të reja (nga këtu përcaktohen malaria tercana ose quartana).
- Periudha e inkubacionit është e ndryshueshme dhe disa forma të parazitit mbeten në fazën e fjetur (hipnozoite), me potencialin për të provokuar përsëritjen e sëmundjes edhe pas muajsh apo edhe vitesh pas kontaktit të parë me insektin.
- Pas cikleve të ndryshmëm të zhvillimit, disa plasmode diferencohen në forma me seks të njëjtë, gametocitet, të cilat infektojnë një tjetër mushkonjë femër gjatë "vaktit me gjak" që më pas të rinovoj ciklin rriprodhues në brendësi të insektit.

Simptomat
Kanë një vazhdimsi të variueshme dhe mund të shfaqen pas rreth dhjetë ditësh nga pickimi nga mushkonja e infektuar por edhe pas muajsh apo vitesh. Varet nga speciet plasmodiale të infektuara. Në fazën invazive, më të zakonshmet janë:

- dhimbje koke;
- tension në muskujt e qafës, temperaturë e lartë e përhershme;
- të dridhura, djersitje, nganjëherë përzierje, të vjella dhe diarre, dërmim.

Në stadin e fundit kur ciklet vitale janë sinkronizuar, shfaqet temperatura tercana (çdo 48 orë) ose kuartana (çdo 72 orë), me djersitje, të dridhura, zbehje, zgjerim të mëlçisë dhe shpretkës, urinë me ngjyrë të fortë. Diagnoza duhet të merret parasysh kur udhëtari kthehet nga një zonë në rrezik. Duhet të bëhet edhe njohja mikroskopike e agjentit të rastit për të vepruar në mënyrën e duhur. Shpesh malaria zgjidhet spontanisht por forma e derivuar nga Plasmodium falciparum mund të ketë pasoja vdekjeprurëse për zhvillimin e insufiçencës renale, edemës pulmonare, hipertensionit endokranik dhe anemisë. Vdekja mund të ndodhë për "stacking" të qelizave parazitare në mikroqarkullimin në tru,;me ndërprerje të qarkullimit (malaria cerebrale).

Parandalimi dhe profilaksia
Mbrojtja nga malaria bazohet në ndihmesa fizike dhe barna. Si fillim rekomandojmë përdorimin e rrjetave të trajtuara me insekticide, mbrojtës për trupin dhe pas perëndimit të diellit veshje me rroba të lirshme që mbulojnë kyçet e duarve dhe të këmbëve. Në shumë vënde të botës parazitët kanë zhvilluar rezistencë ndaj barnave prandaj skema farmakologjike e profilaksisë (me klorokinë, proguanil, meflokinë, doksiciklinë, atovakuon) duhet të individualizohet sipas destinacionit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit, sipas këshillave nga një Qëndër e specializuar për sëmundjet tropikale apo të udhëtarëve. Në zonat endemike, disa subjekte në vijim të infeksioneve të përsëritura kanë zhvilluar një lloj rezistence ndaj infeksionit kështu që rezultojnë asimptomatikë edhe pse bartin parazitin. Organizata Botërore e Shëndetsisë, nëpërmjet projektit Roll Back Malaria nxit përdorimin e trajtimeve me barna parandaluese kundër malaries, sidomos në fëmijët dhe në gratë shtatzëna, subjekte veçanërisht në rrezik. Në të kaluarën, përdorimi i tepruar dhe jo racional i barnave me bazë klorokinën dhe antifolatet ka rritur zhvillimin e rezistencës. Në vitet e fundit janë testuar disa përbërës, duke nisur nga artemisinina e cila përmirëson simptomat dhe redukton transmetimin edhe nëse kanë shfaqur rezistencë. Është në studim një vaksinë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Pyetje esenciale 
Prej sa kohësh vuani nga simptomat ethe, përzjerje, dhimbje artikulare?Në javët e fundit keni bërë udhëtime jashtë vendit, në vëndet në rrezik për malarie?Nëse është kështu, keni marrë profilaksi për infeksionin?

Don Matteo është 65 vjeç dhe është prift në portat e Milanos. Çdo verë për rreth 30 vjet shkon për dy javë në Uganda për të vizituar misionin që ka ndihmuar për të ngritur. Pas kthimit nga Afrika ishte në shëndet të mirë por gjatë festave të Krishtlindjeve u godit nga një grip që e çoi në dy relapse me temperaturë të lartë për disa javë.
 
    Si do të ishte më mirë të proçedohej?

A

Të kryhet një test diagnostikues për malarien.

B

Të jepet një antibiotik.

D

Të planifikohet një vizitë tek pneumologu

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC