Lajm Formues

Pacienti me sy të skuqur

Hiperemia konjuktivale është një nga patologjitë që shpesh kërkohet ndihma e farmacisti për tu interpretuar. Disa mund të jenë shkaqet: alergji, konjunktivit, thatësi korneale, diabet, prania e trupave të huaj apo dëmtime nga agjentë kimikë dhe fizikë.

Alergjike: konjunktiviti alergjik: është më i zakonshmi, karakterizohet me prurite të forta, ënjtje të konjuktivës dhe përlotje intensive.

Konjunktiviti: bakterial (sekrecione filamentoze), virale, nga klamidia, herpetike dhe blefariti. 

Hormonale: çekuilibrat hormonal mund të shkaktojnë probleme dhe në nivel okular. Kontraceptivët p.sh gjatë periudhës së marrjes, alterojnë filmin lotsjellës. Gjatë shtatzanisë mund të manifestohet sëmundja e syrit të thatë për shkak se rriten nivelet e hormoneve të estrogjenit dhe progesteronit, sidomos në tremujorin e fundit. Në gratë në menopauzë është shumë e zakonshme të gjënden disa ndryshime të funksionit viziv, veçanërisht sindromi i syrit të thatë.

Thatësi korneale: sindromi i syrit të thatë është një patologji që provokon një ndryshim cilësor dhe sasior të filmit lakrimal. Shkaqet mund të jenë: sëmundjet autoimune (sindromi Sjogren), plakja, ndryshimet hormonale (menopauza, shtatzania), përdorimi i barnave të caktuara (kontraceptivët, diuretikët, antidepresivët etj). Simptomat janë: ndjesi të trupit të huaj, djegie, prurit, lodhje e shikimit dhe në raste më të rënda, dhimbje që tregon inflamim.Trajtimi parashikon përdorimin e zëvendësuesve lakrimal.

Diabeti: rritja e tepruar e glukozës në gjak për shkak të diabetit, sjell probleme serioze okulare, jo vetëm në retinë (retinopati diabetike), por edhe thatësi korneale.

Prania e trupave të huaj apo dëmtimeve: trauma fizike, diçka shumë frekuente, ekspozimi ndaj produkteve shtëpiake si Ace apo derivate të acidit fosforik që mund të japin gaze irritues.

Pyetje esenciale
Keni pësuar ndonjë aksident? Keni djegie? Keni fotofobi? Ju loton syri? Keni sekrecione? A vuani nga alergjitë?

Fëmija M.C. 8 vjeç, vuan nga alergjitë e pranverës. Ai ka një histori të kaluar për keratokonjunktivit herpetik. Prej disa ditësh ka përlotje intensive të syve, djegie dhe prurit.
 
    Çfarë koliri do të sugjeronit?

A

Me bazë nafazolinë dhe tonzilaminë

B

Me bazë tobramicinë dhe deksametazon

C

Me bazë azelastinë

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC