Lajm Formues

Mosfunksionimi i ereksionit: përkufizimi, shkaqet, trajtimet

Mosfunksionimi i ereksionit është paaftësia rastësore ose e përhershme për të arritur një ereksion të mjaftueshëm dhe përshtatshëm për të filluar ose mbajtur një marrëdhënie seksuale të suksesshme. Ka një ndikim negativ në cilësinë e jetës personale dhe në çift, por kjo është një gjendje që mund të trajtohet me sukses.

Mekanizmi i ereksionit

Në nivel neurofiziologjik ereksioni bazohet në çlirimin e oksidit të azotit (NO), një vazodilatues endogjen, si pasojë e stimujve të jashtëm, vizual dhe të prekshëm nga mbaresat nervore të penisit të aktivizuara nga sistemi parasimpatik. Enzima oksidi i azotit sintetaza nxit çlirimin e NO në nivelin e indeve sfungjerore në trupat kavernozë duke favorizuar furnizimin me gjak dhe dilatimin e muskujve të lëmuar vaskular me ënjtje të indeve të penisit. Përgjegjës për këtë proçes është aktivizimi i ciklazës guanilati dhe formimi i GMP ciklike. Barnat e përdorura në mosfunksionin e ereksionit zgjatin gjysmë-jetën e këtij të fundit nëpërmjet inhibimit të fosfodiesterazës të tipit 5 (PDE5), enzima që e degradon atë. 

Epidemiologji 
Mosfunksionimi i ereksionit është një patologji e përgjithshme që prek gati gjysmën e meshkujve mes 50 dhe 70 vjeç dhe rreth 10% të meshkujve nëse konsiderojmë të gjitha grupet e popullsisë. 

Shkaqet
Plakja është një nga faktorët e rrezikut që nuk mund të ndryshohet, por mosfunksionimi i ereksionit është i lidhur shpesh me probleme të natyrës organike ose psikologjike të zgjidhshme. Kërkon një histori të plotë dhe një vlerësim profesional nga një urolog. Ndryshimet me natyrë anatomike ose fiziologjike në origjinë të defiçiteve mund të jenë të llojit vaskular, neuropatik, hormonal ose të varur nga funksionimi i aparateve të përfshirë në mekanizmin e ereksionit. Më të zakonshmet janë:
- sëmundjet koronare, hipertensioni, iktusi; 
- aterosklerozi e enëve të penisit;
- diabeti;
- obeziteti; 
- zgjerimi beninj i prostatës dhe ndërhyrjet kirurgjikale gjenito- urinare; 
- sëmundjet endokrine me nivel të ulët të testosteronit.

Në nivel neurologjik impotenca mund të varet nga patologji degjenerative (semundja e Parkinsonit, skleroza laterale amiotrofike, skleroza multiple), paralizë e gjymtyrëve të poshtëm, trauma kurrizore edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale në prostatë, në veshikë, në aortën abdominale. Çrregullimet me natyrë psiko-emocionale më të shpeshta që lidhen me defiçitin e ereksionit janë:
- depresioni;
- ulja e vetëbesimit lidhur me madhësinë e penisit dhe performancës;
- frika e dështimit;
- ankthi i lidhur me marrëdhëniet sentimentale ose të rastit. 

Gjithashtu lodhja, pirja e duhanit, alkoolit dhe përdorimi i barnave të caktuara (kundër depresionit) ose drograve mund të ndikojnë negativisht në performancën seksuale, duke shkaktuar një rreth vicioz. 

Trajtimi dhe mjekimi 
Duhen zbuluar shkaqet e mundshme dhe të marren masa për faktorët e rrezikut si zakoni i pirjes së duhanit, mbipesha, kontrolli i gabuar i glicemisë, mungesa e aktivitetit fizik dhe çrregullimet psikogjenike. Pas auto-injeksioneve intrakavernoze të vazodilatuesve, një hap i madh përpara ka qenë futja e molekulave orale pas stimulimit seksual. Janë inhibitorët selektivë të fosfodiesterazës të tipit 5 (sildenafil, tadalafil, vardenafil, avanafil në doza të ndryshme) që rritin madhësinë dhe kohëzgjatjen e ereksionit. Trajtimi me këto barna ka për qëllim arritjen e një ngurtësie të qëndrueshme dhe të kënaqshme të penisit, ose reduktimin e kohës së rekuperimit mes dy ereksioneve. Molekulat diferencohen duke u bazuar në kohëzgjatjen e veprimit, shpejtësinë e fillimit të efektit, ndërhyrjet me ushqimet dhe pijet. Efektet më të shpeshta anësore janë dhimbje koke, afshe, cianopsia në rastin e sildenafil. Për të blerë këto barna është e nevojshme përshkrimi i recetës nga mjeku. Kërkimi në internet rrezikon seriozisht shëndetin e konsumatorit, sepse mbetet e panjohur përbërja dhe origjina e barit të fallsifikuar.

Pyetjet esenciale
- Sa episode të mosfunksionim të ereksionit keni pasur në dy muajt e fundit?
- Keni urgjencë për të urinuar? 
- Jeni duke kaluar një periudhë veçanërisht të vështirë të jetës në punë ose në çift?

Z. M.E. 55 vjeç, nuk pi duhan, është i martuar prej 22 vitesh. Prej tre muajsh ka dalë në asistencë dhe ka filluar të marrë barna kundër depresionit. Kurrë nuk ka patur probleme me seksin, por kohët e fundit shmang rastet intime me gruan e tij sepse ka kuptuar se nuk mund të arrij ereksionin. Është shumë i frikësuar dhe nuk dëshiron të shkojë tek andrologu.
 
    Sipas jush çfarë duhet të bëjë?

A

të rivlerësoj me mjekun trajtimin antidepresiv

B

një eko-dopler të penisit

C

analiza gjaku komplet

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC