Lajm Formues
Testet diagnostikuese për screening onkologjik
Eleminimi i duhanit, alkoolit, kujdesi më i madh ndaj regjimit dietik si dhe cilësia e ushqimit kanë mundësuar ndër vite reduktimin e shfaqjeve të llojeve të caktuara të tumoreve. Mbetet e domosdoshme, përveç masave të mësipërme të stilit të shëndetshëm të jetesës, një screening onkologjik që lejon për të bërë diagnoza të hershme për të reduktuar kështu prognozën ogurzi.
Pyetjet esenciale
Sa vjeç jeni? Sa kohë ka kaluar nga kontrolli i fundit? Ne ftojmë veçanërisht pacientët në rrezik prej stilit të çrregullt të jetesës, faktorët e mjedisit apo predispozicionit gjenetik ti nënshtrohen monitorimit.
Mosha | Analiza | Parandalimi i sëmundjes |
18-65 vjeç (çdo 1-3 vjet) | PAP test dhe analizë të pelviksit | Ca cerviks uterin |
20- 40 vjeç | Vetëpalpim dhe analizë klinike të mamelës | Ca mamela |
>40 çdo vit | Mammografi dhe ekografi nëse ka predispozita gjenetike dhe gji fibromatoz | Ca mamela |
>40 vjeç (çdo 5 vjet) | Gastroskopi | Ca gastrike dhe ezofageale |
>45 vjeç (çdo 10 vjet, çdo vit nga shfaqja e polipëve adenomatozë, ose trashëgimi) | Kolonskopi, analizë e feçeve me ngjyrë të errët | Ca kolon-transvers |
>50 vjeç | PSA | Ca prostata |
>18 vjeç (periodike) | Analizë e lëkurës | Melanoma |
65-75 vjeç duhanpirësit | Ekografi dhe R-X i kraharorit | Ca polmonare |
Zonja C.T. ankohet për çrregullimet e mëposhtme: stips i alternuar me diarre, feçe të zeza, lodhje.
Histori e kaluar negative për sëmundjet e lidhura me traktin gastro-intestinal (GI).