Lajm Formues

Ebola: simptomat, transmetimi dhe ecuria

Virusi Ebola është potencialisht vdekjeprurës. I takon familjes së Filoviridae dhe ka një zinxhir ARN të përbërë nga shtatë gjene.Është izoluar për herë të parë nga kampionët e gjakut të infektuar të ardhur nga Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos (ish Zaire) në 1976.

Deri më tani janë identifikuar pesë variante të ndryshme të virusit, katër nga të cilat janë vdekjeprurëse për njerëzit. Nga shpërthimi i epidemisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përllogaritur një vdekshmëri që varion 25-90%. Rezervuari natyror i virusit është një lakuriq nate gjigant që jeton në pyjet tropikale. Në Afrikë është dokumentuar infeksioni tek njerëzit nëpërmjet kontaktit me mishin e infektuar të kafshëve të egra, majmunë antropomorf, antilopat dhe porcospinite vdekur apo të gjallë.

Epidemiologjia
Në tetor 2014 janë regjistruar 8.011 raste të infektimit me virusin Ebola dhe 3.877 vdekje (vdekshmëri 46%) kryesisht në Afrikën Perëndimore. Vendet më të prekura janë Liberia, Serra Leone, Guinea dhe Nigeria. Epidemia në Kongo ka përfunduar në sajë të zbatimit të masave të mbikqyrjes. Në mungesë të një politike efektive kontrolli, OBSH parashikon një përhapje eksponenciale projektuar në nivel global. Është vlerësuar se një pacient infekton menjëherë dy të tjerë.

Simptomat
Infeksioni me virusin Ebola shkakton ethet hemorragjike. Simptomat karakteristike janë: temperaturë e lartë, artralgji, dridhje, diarre, dobësi, dhimbje koke, dhimbje barku, të vjella. Virusi sulmon qelizat e sistemit imunitar që çojnë infeksionin në mëlçi, shpretkë dhe nyjet limfatike. Pas rreth pesë ditësh mund të shfaqen shfaqjet kutane në fytyrë, qafë, pjesën dorsale të dorës, hematoma, dhimbje në gjoks, gjakderdhje nga sytë, veshët, hunda, goja dhe mukozat. Në vazhdim shfaqen gjakderdhje në aparatin gastrointestinal (hematemezë dhemelena), hematuri, metroragji, konvulsione dhe mosfunksionim i shumë organeve. Periudha e inkubacionit zgjat 2-21 ditë, periudhë gjatë së cilës shfaqen në mënyrë të papritur simptomat (mesatarisht 6-10 ditë). Kjo është edhe një nga arsyet që kufizon përhapjen e sëmundjes.

Transmetimi
Virusi Ebola transmetohet mes njerëzve me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë të lëngjeve të trupit: mukusit, sekrecioneve, gjakut, feçeve, djersës, urinës, të vjellat, pështymës, spermës dhe lotëve. Kalimi i virusit mund të ndodhë përmes mukozës, plagëve në lëkurë, nga sytë, aget e infektuara dhe objekte të mprehta, transfuzioni, transplanti i organeve, rrugët seksuale dhe nga kufomat. Ebola nuk transmetohet nga ajri. Transmetimi ndodh vetëm kur simptomat janë shfaqur dhe virusi arrin një koncentrim të mjaftueshëm në lëngje. Transmetohet më lehtë në mjedise ku mungon kujdesi bazë shëndetësor. Personeli mjekësor duhet ti përmbahet masave shumë të rrepta të higjenës dhe të përdori një seri pajisjesh mbrojtëse personale një-përdorimshe të tilla si maskë për fytyrën, dorashka, veshje të papërshkueshme nga uji, kapuça steril, mbrojtës për sytë. Ti jepni ndihmë apo të qëndroni në një distancë të afërt me një person të sëmurë, të pambrojtur, mund të jetë e rrezikshme. Virusi Ebola nuk është veçanërisht rezistent ndaj agjentëve atmosferikë por mund të jetojnë disa orë jashtë trupit. Për këtë arsye infeksioni mund të merret gjithashtu nga fërkimi i fytyrës dhe syve apo nga futja e gishtave në gojë, nga prekja e veshjeve, objekteve si (telefon, doreza,tastiera e bankomateve etj) ku është depozituar lëngu trupor i një personi tëinfektuar, apo nga ngrënia e ushqimit të pacientit. Pacientët e shëruar nga sëmundja mund të transmetojnë virusin tek partnerët nëpërmjet spermës deri në shtatë javë pas shërimit. Virusi Ebola vritet lehtësisht nga sapuni, zbardhuesi, rrezet e diellit apo tharja.

Diagnoza
Specifikat e simptomave të para e bëjnë të vështirë diagnostifikimin e infeksionit nga virusi Ebola që në ditët e para. Për ta konfirmuar duhet një analizë gjakut për qëllim identifikimin e gjenomiës virale, antigjeneve virale ose antitrupave kundër virusit.

Mjekimi
Nuk ka as kurë dhe as vaksinë kundër Ebolas. Rastet e dyshuara duhet të raportohet në qendrën mjekësore më të afërt pa vonesë. Proçedura përfshin izolimin e pacientit për 21 ditë. Tek të sëmurët do të përdoret një protokoll rehidratimi, transfuzioni i antitrupave të marra nga gjaku i pacientëve të shëruar dhe barna kundër dhimbjes për të ndihmuar funksionet vitale dhe nxitjen e sistemit imunitar për të reaguar. Disa njerëz mund të arrijnë të mbijetojnë nëse trajtohen si duhet. Në rastet kur pacientët nuk vdesin, shihet një përmirësim pas rreth dhjetë ditësh. Në disa laboratorë janë duke u studiuar barnat (ZMapp) dhe vaksina eksperimentale të cilat ende nuk janë provuar plotësisht efektive. 

Pyetje esenciale 

Kohët e fundit keni qëndruar në Afrikën Perëndimore? 

Kishit kontakte me njerëz që vijnë nga kjo zonë gjeografike? 

Zhvilloni profesion në drejtim mjekësor? 




F.B, një burrë me origjinë nga Liberia kaloi disa javë në vendin e tij të origjinës. Pas kthimit nga udhëtimi shfaqi siklete dhe një rritje të temperaturës prej rreth 38 gradë Celsius. Ai iu drejtua mjekut të tij.
 
    Sipas jush, cilat janë hapat më të dobishëm për tu rekomanduar?

A

Kryerja e testeve specifike serologjike

B

Izolimi

C

Hospitalizimi në një spital të pajisur posaçërisht për infeksionet

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC