Lajm Formues
Lipoma, karakteristikat dhe evolucioni
Lipoma është një tumor beninj i indit dhjamor i rrethuar nga një kapsulë fibroze. Ajo shfaqet si një gungë nën lëkurë, e butë dhe e lëvizshme.
Karakteristikat
Zonat ku më shpesh formohen lipomat janë shpatullat, kurrizi, sqetullat, qafa, busti dhe parakrahët, por nuk përjashtohen edhe organet e brendshme të tilla si zorrët dhe zemra. Madhësia e lipomës zakonisht nuk i kalon 5-8 cm në diametër, është shpesh e kufizuar por mund të ndodhë që të paraqitet në trajtën e akumulimeve në disa zona të trupit. Shumë rrallë lipomat pësojnë një transformim malinj (liposarkoma). Obeziteti konsiderohet një faktor risku.
Simptomat
Nëse lipoma shtyp nervat mund të shkaktojë dhimbje, por më shpesh është a-simptomatike. Megjithatë mund të acarohet dhe të pengojë lëvizjet. Kur e prek ka një strukturë të butë dhe mund të zhvendoset me një presion të vogël, ndryshe nga kisti që është më i fortë dhe elastik.
Diagnoza
Përveç diagnozës klinike, është e rëndësishme kryerja e një ekografie për të matur dimensionet e lipomës dhe monitoruar progresin e saj.
Trajtimi
Thuajse asnjëherë nuk është e nevojshme të hiqet lipoma nëse ajo nuk shkakton bezdisje të veçantë ose dëm estetik. Kur nuk përthahet spontanisht (injeksioni me steroide mund të ndihmojë në zvogëlimin e përmasave) ekzistojnë disa mundësi për ta hequr:
• mund t'i drejtoheni heqjes kirurgjikale me anestezi të pjesshme në rast se ndodhet nën lëkurë; nëse pastaj është më në thellësi do të kërkohet anestezi e përgjithshme. Dermatologu heq indin dhjamor dhe kapsulën fijore për të parandaluar riformimin e lipomës.
• me heqjen e indit dhjamor (Liposuction);
• terapi me lazer.
Pyetje esenciale
Prej sa kohësh e keni pikasur lipomën?
Vazhdon të zhvillohet në formë dhe përmasa?
Si është kursi i saj?
Zonja V.T. është 47 vjeçe. Ndërsa bën dush vëren mbrapa shpatullës së djathtë një ënjtje të butë, por me përmasa të konsiderueshme, të paktën mbi 4 cm diametër. Është shumë e trembur sepse mendon menjëherë më të keqen.