Lajm Formues

Kanceri i qafës së mitrës: parandalimi dhe trajtimi

Kanceri i qafës së mitrës formohet nga shumimi i pakontrolluar i qelizave malinje të lokalizuara në ekstremitetin e poshtëm të organit ku zhvillohet embrioni. Klasifikohet në karcinomë me qeliza luspore. Forma më e zakonshme e saj është adenokarcinoma që përfshin shtresën e jashtme të qafës së mitrës dhe godet pikërisht qelizat e gjëndrave të kësaj shtrese.

Epidemiologia dhe stadet
Në Evropë karcinoma e qafës së mitrës është tumori i nëntë malinj mbi bazën e përqindjes së vdekshmërisë nga tumoret. Ndërsa për nga frekuenca është i katërti mes femrave në mbarë botës. Rritja e frekuencës është e lidhur me gjendjen e varfërisë së popullsive që nuk kanë mundësi të kryejnë testin Papanicolaou (ose Pap Test). Ashpërsia e tumorit varet nga shkalla e përhapjes së tij në trup.
Stadet e zhvillimit të tij janë:
Faza I: tumori është i vendosur në kufijtë e qafës së mitrës;
Faza II: tumori ka arritur në pjesën e prapme të mitrës, por nuk e ka përfshirë ende pelvisin dhe pjesën e poshtme të vaginës;
Faza III: tumori është përhapur në pjesën e poshtme të vaginës, pelvisit apo veshkave duke kompromentuar funksionet e tyre. 
Faza IV: tumori ka pushtuar organet e afërta me mitrën dhe mund të ketë krijuar kushtet për metastaza në organe më të largëta.

Simptomat
Në fillim simptomat mungojnë, janë të paqarta ose i atribuohen sëmundjeve të tjera të tilla si dhimbje pelvike. Ndonjëherë verifikohen gjakrrjedhje ndërmjet dy periudhave menstruale ose dhimbje gjatë raportit seksual.

Faktorët e riskut
Human Papillomavirus Virus (Hpv) është virus i cili shkakton tumorin e qafës së mitrës. Infeksioni, i transmetuar seksualisht, shkakton në një pakicë rastesh dëmtime të qafës së mitrës që mund të përparojnë në një formë tumorale. Fillimi i hershëm i aktivitetit seksual dhe partnerët e shumtë seksuale, mungesa e masave mbrojtëse gjatë aktit, mund të rrisë rrezikun e infeksionit, por ekzistojnë edhe forma të tjera të kancerit të mitrës nuk lidhen me HPV-në. Shkaktarë të tjerë janë faktori i trashëgimisë, duhani dhe obeziteti.

Diagnoza e hershme dhe parandalimi

Zbulimi i hershëm i kancerit të qafës së mitrës është thelbësor për rritjen e shanseve të shërimit. Themeli i parandalimit është analiza citologjike me Pap Test, i cili ka reduktuar incidencën e vdekshmërisë nga ky tumor. Pap Testi zhvillohet edhe mbi femra të shëndetshme dhe lejon zbulimin e lëndimeve qelizore pre-kanceroze (CIN) ende para se të zhvillohet sëmundja invazive. Në Shqipëri, ky lloj tumori mes femrave renditet në vendin e dytë pas kancerit të gjirit dhe çdo vit vdesin mesatarisht 140 prej tij. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet që të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç duhet të kryejnë rregullisht Pap Testin.

Ekzaminimi
Ekzaminimi përfshin futjen e një tamponi pambuku në vaginë për të mbledhur një sasi të vogël të mukusit nga kanali cervikal. Kampioni analizohet në laborator. Ekzaminimi nuk duhet të kryhet gjatë ose afër periudhës së menstruacioneve. Rezultatet e Pap Testit shprehen sipas klasifikimit të Bethesda, në gjendje të përcaktojë agresivitetin e një ndryshimi të mundshëm pre-kanceroz dhe të vendoset strategjia e ndërhyrjes. Në rast rezultatet janë pozitive, gjinekologu do të kryejë një kolposkopi dhe teste të tjera të nivelit të dytë. Pap Testit i bashkohet sot edhe testi HPV me dozimin e ADN-së dhe vaksina kundër HPV-së, e cila megjithatë nuk e përjashton kryerjen e Pap Testit.

Trajtimi
Varet nga faza e sëmundjes. Mund të përdoret kriokirurgjia, kirurgjia me lazer dhe konizimi apo heqja e indeve të lokalizuara duke lejuar mbarëvajtjen e funksionimit të mitrës. Nëse tumori është tashmë i infiltruar kërkohet heqja e organit riprodhues (hysterectomy) bashkë me organet fqinje nëse është e nevojshme. Përveç kirurgjisë, në format e avancuara të tumorit parashikohen edhe protokollet terapeutike, radio dhe kimioterapitë.

Pyetje esenciale
Ndjeni gjithnjë dhimbje gjatë raporteve seksuale?
Keni vënë re humbje gjaku?
Prej sa kohësh nuk kryeni një Pap Test?


Maria 53 vjeçe është një grua dinamike. Mes punës dhe përkujdesjes për prindërit e moshuar nuk gjen kohë të kujdeset për shëndetin e saj. Është në menopauzë, por prej disa kohësh ka gjakrrjedhje të vogla nga vagina, fakt të cilit nuk di t’i japë një shpjegim. Nuk i kujtohet hera e fundit kur ka shkuar te gjinekologu.
 
    Çfarë do t’i këshillonit Marias?

A

Një test të urinës

B

Pap Test

C

Të konsumojë shumë ujë

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC