Lajm Formues
Osteoporoza, diagnoza dhe trajtimi
Osteoporoza është një sëmundje sistemike e kockave, e karakterizuar nga reduktimi i masës kockore dhe përkeqësimi mikrostruktural i skeletit me një predispozitë më të madhe për fraktura. Pasojat e osteoporozës, e cila prek një në 1 në 4 gra dhe 1 në 10 burra, janë të mëdha në këndvështrimin social dhe ekonomik pasi shoqërohet me humbjen e aftësive lëvizëse.
Faktorët e riskut
Faktorët kryesorë të riskut të pamodifikueshëm për osteoporozën janë gjinia femërore, menopauza e hershme dhe plakja. Pas kalimit të moshës tetëdhjetë vjeç, rritet thuajse për të gjithë rreziku për fraktuart e dorës, shpinës ose femurit proksimal duke u shoqëruar me një rritje të normës së vdekshmërisë. Piku i masës kockore arrihet në moshën mes 20 dhe 30 vjeç. Në patogjenezën e sëmundjes kontribuojnë me 70% edhe polimorfizmat gjenetike, ndikimi i të cilave në prognozë nuk përcaktohet mjaftueshëm. Mes faktorëve të riskut të cilët mund të ndryshohen janë sasia e pamjaftueshme e kalciumit dhe e vitaminës D në dietë dhe aktiviteti i pakët fizik. Rreziku i frakturave, përveç se ka një densitet të ulët të masës minerale kockore, varet edhe nga elemente të tjera duke përfshirë:
- Terapinë kortizonike kronike (rritje e ndjeshme e rrezikut pas 3 muajsh marrjeje dhe reduktim);
- Peshë e ulët trupore;
- Mprehtësinë e varfër vizuale;
- Mungesa e lëvizjeve për një kohë të gjatë;
- Abuzimi me alkoolin dhe duhanin;
- Shkaqet gjenetike.
Disa sëmundje endokrine, hematologjike, reumatizmale dhe të veshkave janë të lidhur me osteoporozën e mesme.
Diagnoza
Osteoporoza shpesh nuk jep simptoma paralajmëruese, përveçse në ndonjë rast që shoqërohet me dhimbje të mesit e cila lehtësohet nëse shtriheni. Më shpesh humbja e masës kockore shfaqet papritmas me një frakturë si rezultat i traumave të vogla apo i lëvizjeve të çrregullta. Ekzaminimi i kryer për të diagnostikuar praninë e osteoporozës është densitometria kockore (MOC, Mineralometria kockore e kompjetureziuar) me teknikën DXA që mat densitetin e mineralit të kockave, përgjegjës për rezistencën mekanike të tyre dhe parashikuesi më i mirë i rrezikut të thyerje. Ekzaminimi rekomandohet për të gjitha gratë mbi moshën 65 vjeç dhe nuk duhet të përsëritet brenda një viti.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar se një pik mesatar i masës kockore i quajtur T-score është më i vogël se -2,5 SD (devijimi standard). Vlerat e T-score mes -1,0 dhe +2,5 konsiderohen normale, nëse përfshihen ndërmjet -1 dhe -2,5 tregojnë një gjendje të osteopenie. Pjesët që maten më shpesh janë kolona lumbare, femuri proksimal dhe kalkaneusi. Matja densitometrike totale nuk jep prova të mjaftueshme të parashikimit të rrezikut të frakturave.
Parandalimi
Marrja e një sasie të përshtatshme ditore të kalciumit e vitaminës D, si dhe ushtrimi për disa orë në javë me aktivitet fizik janë themelet për parandalimin e osteoporozës, sepse optimizojmë pikun e masës kockore që në moshë të re. Për të prodhuar sasinë e duhur të vitaminës duhet të ekspozoheni të paktën 20 minuta në ditë në diell, sidomos ata që qëndrojnë shpesh në shtëpi. Disa ushqime, të tilla si salmoni dhe skumbri, janë të pasur me vitaminë D dhe duhet të merren të paktën tre herë në javë. Po aq i rëndësishëm është informimi i të moshuarve për rreziqet që mund të hasin në shtëpi (p.sh. të heqin qilimat dhe të mos lëvizin në errësirë).
Trajtimi
Plotësimi me kalcium dhe vitaminë D është i dobishëm për të reduktuar ndjeshëm rrezikun e frakturave. Përveç vlerës së T-score, vendimi për të filluar një terapi farmakologjike varet nga vlerësimi i risqeve të mundshme. Veçanërisht te gratë në menopauzë përshkrimi i barnave specifike ofrohet për të sjellë metabolizmin kockor drejt një ekuilibri dhe kushtëzohet nga raporti i risk / përfitim.
Pyetje esenciale
Nga momenti që keni hyrë në menopauzë vuani shpesh nga dhimbjet në shpinë?
Kryeni aktivitet të rregullt fizik në natyrë?
Ndiqni një dietë me sasi të mjaftueshme kalciumi?
Silvia është 68 vjeçe, peshon 53 kile dhe është në menopauzë prej 15 vjetësh. Del pak nga shtëpia sepse preferon të bëjë punët e përditshme brenda saj. Vuan nga dhimbja e shpinës dhe ka frikë se mos rrëzohet. Me këmbënguljen e mjekut të familjes bëri ekzaminimin MOC dhe rezultoi osteopenike.