Lajm Formues

Bursiti, shkaqet dhe parandalimi

Bursiti është një çrregullim i shkaktuar nga inflamacioni i bursave, fshikëza të vogla që përmbajnë sasi të vogla lëngu transparent (lëng sinovial) të vendosura mes muskujve, kockave dhe lëkurës. Të shpërndara në zona veçanërisht të ndjeshme të trupit, si shpatullat, bërrylat, ijet, gjunjët dhe kyçet e duarve e të këmbëve, bursat mbrojnë muskujt, tendinët dhe lëkurën duke reduktuar artritin dhe mbingarkesën gjatë lëvizjeve.

Shkaqet dhe simptomat

Traumat, rrëzimet, lëvizjet e përsëritura, mosha e avancuar, infeksionet bakteriale ose virale, artriti reumatoid, depozitimi i kristaleve të uresë janë disa nga faktorët e riskut që shkaktojnë bursitin. Bursat në bazë të lokacionit që zenë, dallohen në bursa të tendinëve, muskulore dhe lëkurore: në total numërohen rreth 100 të shpërndara në të gjithë trupin. Simptomat përqendrohen në dhimbje si në pushim dhe në aktivitet, ënjtje të lokalizuara dhe reduktim progresiv i funksioneve deri në humbjen e aftësive lëvizëse. Lëkura që e rrethon mund të skuqet, mavijoset dhe nxehet.

Llojet e bursistit

Aktivitetet fizike ose profesionale që sjellin lëvizje të përsëritur të një artikulacioni shtojnë riskun për bursit. Qendrat më tipike janë *shpatulla i zakonshëm te punëtorët që sforcojnë krahët (bursit subakromial ose subdeltoid), *bërryli (bursisti olekranik) i spikatur kryesisht te minatorët ose tenistët që shkakton dhimbje akute të rritur nga mbështetja, ijet (bursit trokanterik) me dhimbje që shtrihet edhe në kofshë dhe pjesën e poshtme të këmbës dhe që shtohet nëse flihet nga ana e inflamuar. Bursiti i gjurit është i shpeshtë te sportet që përfshijnë kontakte (mundje, volejboll, futboll, rugby). Bursiti i këmbëve (i kalkaneumit) varet nga përdorimi i çorapeve shumë të ngushta ose nga mospërshtatja e këpucëve.

Diagnoza

Shpesh është i mjaftueshëm një ekzaminim objektiv nga mjeku, i cili përshkruan një ekografi për të kompletuar diagnozën. Radiografitë dhe rezonanca magnetike nuk janë ekzaminime të indikuara përveç rasteve të komplikimeve.

Parandalimi dhe kura

Trajtimi varet nga shkaku, por pushimi dhe përdorimi i injeksioneve për të mbrojtur artikulimet e prekura në lëvizje të përsëritura mund të kontribuojë në reduktimin e riskut të inflamacionit. Nëse vuani nga bursisti është e këshillueshme të ngrohni muskujt dhe të shmangni sforcimet dhe mbingarkesën gjatë lëvizjeve. Ënjtja e si rrjedhojë dhembja, qetësohen me kompresa të ftohta dhe pushim. Nëse nuk janë të mjaftueshme mund të provoni të përthithni nga bursa lëngun e tepërt, dhe të injektoni barna anti-inflamatore, po ashtu të ndiqni cikle fizioterapie dhe ushtrime specifike që forcojnë artikulacionin. Në rastin e bursistit septik është i nevojshëm administrimi i një anti-mikrobiku.

Pyetje esenciale

Është një dhimbje akute apo kronike?

A është i mjaftueshëm pushimi për lehtësimin e simptomave?


Marku është 64 vjeç dhe është pensionist. Prej disa javësh ka një dhimbje të vazhdueshme në gjunjë, gishtat e duarve dhe të këmbës së djathtë me shenja inflamacioni. Dy herë në javë, ai shkon në palestër dhe bën gjimnastikë, por ndoshta ka sforcuar artikulacionet. Marku nuk vuan nga artriti.
 
    Çfarë i këshilloni?

A

Një krem anti-inflamator

B

Pushim

C

Të kontrollojë acidet e urinës

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC