Cistiti intersticial është një gjendje inflamatore kronike që prek hapësirën midis muskulaturës së fshikëzës së urinës, muskulit detrusor të fshikëzës dhe mukozën që vesh të gjithë organin. Njihet ndryshe edhe si sindroma e dhimbjes së fshikëzës.
Shkaqet
E klasifikuar si një sëmundje e rrallë, kjo sindromë ka një prevalencë më të madhe në gjininë femërore me një raport 5 me 1 në krahasim me burrat. Nuk shkaktohet nga bakteret ose nga stresi. Hipotezat pwr gjenezën e saj janë të ndryshme: mund rezultojë nga një modifikim i shtresës së mukozës së fshikëzës të përbërë nga muko-polisakaridet ose mund të ketë një shkak neurologjik. Në rastin e parë, për arsye ende të paqarta ndoshta të natyrës autoimune, mukoza bëhet e depërtueshme nga urina duke sjellw irritim, hollim të epitelit të fshikëzës dhe formimin e ulçerave. Në hipotezën e dytë, një seri e impulsesh të nervave të lidhura në fshikëz shkaktojnw inflamacion kronik neurogjenik që ndryshon funksionimin e fshikëzës.
Simptomat
Cistiti intersticial përcakton një përkeqësim progresiv të funksionit të fshikëzës deri në mosfunksionimin e plotë të tij. Simptomat më të zakonshme janë: dhimbje sipër pjesës pubike që shpesh shtrihet në pjesën e barkut dhe kurrizit duke shtuar frekuencat urinare deri në 60-80 herë në ditë, gjak në urinë, nxjerrje të ngadaltë dhe me ndërprerje të urinës, vështirësi në zbrazjen e fshikëzës. Simptomat duhet të vazhdojnë prej të paktën 6 javësh në mungesë të një infeksioni të vërtetuar. Te burrat, situata mund të jetë e ngjashme me atë të hipertrofisë së prostatës, me dhimbje në testikuj, kërbisht dhe skrotum gjatë ejakulimit. Mund të shkaktojë stres, ankth dhe depresion.
Diagnoza
Rruga drejt diagnozës është e gjatë dhe e komplikuar pasi është e nevojshme të përjashtohet prania e sëmundjeve të tjera. Hapi i parë është dallimi i cistitit intersticial nga forma bakteriale me një urino-kulturë dhe një anti-biogramë. Ekzaminime të tjera janë spermiogrami, urofluksimetria dhe në disa raste cistoskopia.
Terapia
Duhet ndërhyrë para se dëmi në fshikëz të bëhet i pakthyeshëm. Mund të jetë shumë më i dobishëm rehabilitimi i fshikëzës duke e trajnuar organin që të përmbajë sasi më të mëdha të urinës dhe distensioni në anestezi i jep lehtësim të përkohshëm. Nga një këndvështrim farmakologjik cistiti intersticial nuk i përgjigjej terapisë konvencionale me antibiotikë. Në disa raste mund të jenë të dobishme barnat anti-kolinergjikë, anti-depresivët triciklikë dhe instilacionet e fshikëzës të glikosaminoglikanëve. Për trajtimin e dhimbjes përdoren antispastikë dhe anti-inflamatorë. Ulçerat mund të trajtohen vetëm duke i hequr në mënyrë kirurgjikale.
Pyetje esenciale
Keni bërë një ekzaminim të urinës me antibiogramë?
Prej sa kohësh ju vazhdojnë simptomat pa përmirësime?
Keni pasur episode të shumta të cistitit përgjatë jetës?
Prej disa muajsh Ludovika 52 vjeçe, ankohet për dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe një urgjencë urinare që ka tendencën të përkeqësohet gjatë natës, duke mos e lejuar të pushojë. Gjinekologu ia saj ia atribuon këto simptoma menopauzës.