Lajm Formues
Artriti reumatoid: diagnoza dhe trajtimi
Artriti reumatoid është një patologji kronike me origjinë autoimune që përcakton erozionin e kërceve dhe deformimin progresiv të artikulacioneve sinoivale me pasojë humbjen e lëvizjeve dhe autonomisë. Prek 1 person në 100, me përqindjen më të madhe mes grave të moshës 35 -50 vjeç. Shkakton dhimbje fizike, ulje të cilësisë së jetës, shqetësim dhe aftësi të kufizuara në produktivitetin e personit.
Faktorët e riskut
Patogjeneza e artritit reumatoid nuk është e njohur plotësisht, megjithatë në format më agresive dallohen profilet gjenetike për një predispozitë të trashëguar. Në origjinë të procesit inflamator akut mund të jetë aktivizimi i sistemit imunitar, në fakt te shumë pacientë haset prania e auto-antitrupave anti-imunoglobulinave të grupi IgG (faktorë reumatoidë).
Simptomat
Janë të përgjithshme dhe të pranishme edhe në forma të tjera të artrozës, por ato specifiket përfshijnë:
- Ënjtje dhe deformim të të paktën tre ose më shumë artikulacioneve;
- Ngurtësi në rizgjim që zgjat të paktën një orë për 6 javë;
- Dobësi, dhimbje, temperaturë, pafuqi;
- Humbje në peshë dhe depresion.
Manifestime të tjera tipike të artritit reumatoid janë shfaqja simetrike dhe trashja e membranës sinoviale, efuzioni i artikulacioneve, formimi i kokrrizave të vogla reumatoide nën lëkurë dhe eritemë.
Kohëzgjatja e sëmundjes varet nga agresiviteti i shfaqjes së saj dhe mund të shkaktojë ankilozë dhe reduktim të lëvizjeve. Te i njëjti pacient mund të vëzhgohen faza të ndryshme të procesit reumatoid në artikulacione të ndryshme. Dëmi inflamator mund të shtrihet edhe në pleurë dhe perikard (cipa e zemrës), duke u kthyer në një faktor risku për fibrozën pulmonare dhe patologji të tjera kardiovaskulare.
Diagnoza
Për të ndërhyrë në evoluimin e simptomave dhe për të ngadalësuar humbjen e autonomisë të shkaktuar nga artriti reumatoid është shumë e rëndësishme që të vihet theksi në diagnozën e parakohshme dhe diferenciale. Gabimi më i zakonshëm ndodh kur ngatërrohen simptomat e artritit reumatoid me ato të artrozës, që megjithatë është një proces degjenerativ që prek kryesisht të moshuarit dhe lokalizohet në artikulacione të veçanta.
Në artritin reumatoid element kyç është shfaqja e kristaleve të uratit në lëngun e artikulacioneve. Testet e këshilluara janë:
· Vlerësimi i markatorëve të inflamacionit (Ves, protesina C reaktive) dhe të auto-imunitetit (faktor reumatoid, antitrup anticitrullina) në gjak;
· Radiografi e artikulacioneve me dhimbje, por duhet thënë se rezultatet mund të mbeten negative edhe për disa muaj pas shfaqjes së simptomave.
Trajtimet
Përveç përdorimit të anti-inflamatorëve jo steroidienë për të kontrolluar dhimbjen, prej shumë vitesh terapitë për artritin reumatoid janë edhe në gjendje të modifikojnë rrjedhën e sëmundjes, duke shmangur shfaqjen e dëmeve anatomike para se të jenë radiologjikisht të dukshme. Në veçanti qasja me sëmundjen është bërë më preçize dhe e fokusuar falë imuno-supresorëve (methotrexate, cyclosporine) dhe barnave biologjike që bllokojnë veprimin e citokineve inflamatore. Përdorimi i tyre në faza të hershme (mes javës së 12 dhe 16 nga shfaqja e simptomave) ka sjellë ndikim pozitiv afatgjatë mbi funksionimin e cilësisë së jetës.
Pyetje esenciale
Në ç'moshë ju shfaqën simptomat?
Keni vënë re një ënjtje të shtrirë në nivel artikulacionesh?
Artroza është e lokalizuar apo bilaterale?
Nerjani është një infermier 45 vjeç i cili luan tenis dy herë në javë. Prej disa muajsh ka vënë re praninë e ënjtjeve në nyjet e duarve dhe këmbëve, të shoqëruara me dhimbje gjatë zgjimit, ngurtësi dhe ngadalësim të lëvizjeve për disa orë. Ai ia atribuon këto simptoma aktivitetit sportiv, ndonëse edhe pas disa javësh pushimi situata nuk po përmirësohet.