Lajm Formues
Hemorroidet: shkaqet, parandalimi, trajtimi
Hemorroidet janë ënjtje të çrregullta të venave përreth anusit ose pjesës së poshtme të rektumit. Kanë formën e zgjatimeve perianale të brendshme ose të jashtme. Në mungesë të ndërhyrjeve të përshtatshme edhe për shkak të turpit për t'ia treguar problemin mjekut, simptomat mund të përkeqësohen.
Simptomat
Hemorroidet mund të jenë asimptomatike, por kur shoqërohen me simptoma këto konsistojnë më shpesh në ndjesinë e djegies, të kruarave, gjakrrjedhje dhe dhimbje të kanalit anal. Gjatë një krize hemorroidiale dhimbja bëhet shumë e fortë dhe shoqërohet me ndjesinë e mishit të huaj. Hemorroidet e jashtme shfaqen në formën e gungave të fryra, me ngjyrë të kuqe dhe përmasa të ndryshme që dalin jashtë anusit. Tromboza hemorroidiale e jashtme që verifikohet pas një sforcimi apo qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, shfaqet në fakt si gungë me ngjyrë të kaltër që nëse çahet, sjell përfitime të menjëhershme. Prania e gjakut ngjyrë të ndezur verifikohet duke kontrolluar feçet pas defekimit.
Në varësi të shkallës së seriozitetit të sëmundjes, hemorroidet klasifikohen në:
-Shkalla I: të lokalizuara brenda kanalit anal dhe të mbuluara nga mukoza rektale;
-Shkalla II: zgjaten jashtë gjatë jashtëqitjes, pastaj hyjnë spontanisht;
-Shkalla III: pas zgjatjes mund të ripozicionohen në brendi të kanalit anal, por me ndihmën e një ndërhyrje manuale;
-Shkalla IV: nuk është më i mundur ripozicionimi.
Një hemorragji anale i atribuohet hemorroideve vetëm pasi janë përjashtuar shkaqet e tjera. Për diagnozën është i mjaftueshëm një inspektim anal.
Shkaqet dhe parandalimi
Hemorroidet formohen për shkaqe të ndryshme mes të cilave: kapsllëk i zgjatur, jetë sedentare, shtatzëni, ushqim i çrregullt, obezitet, dobësi e venave. Pijet dhe ushqimet për t'u shmangur janë pijet alkoolike, çaji, kafeja, ushqimet e konservuara të kripura, të tymosurat, pikantet, ushqimet e rafinuara. Ndërsa për parandalimin është e nevojshme që të shtohen fibrat, drithërat, perimet. Gjithashtu është e rëndësishme që pesha të mbahet nën kontroll, të bëhen lëvizje dhe të pihen të paktën 2 litra ujë në ditë që lehtësojnë tranzitin e zorrëve.
Trajtimi
Ndonjëherë hemorroidet reduktohen spontanisht ose me marrjen e substancave që korrigjojnë kapsllëkun për të zbutur feçet. Për të reduktuar inflamacionin janë në dispozicion kremëra, pomada dhe supostë me bazë kortizoni dhe lidocaine me efekt anestetik. Po ashtu këshillohen bide me ujë të vakët dhe marrja në rrugë orale e principeve aktive që forcojnë dhe riparojnë pleksusin hemorroidal duke i bërë më të forta dhe elastike indet e enëve të gjakut. Në rastet e rënda është e mundur të ndërhyhet me skleroterapi apo me lidhjen elastike gjatë disa seancave.
Pyetje esenciale:
-Prej sa kohësh keni vënë re praninë e gjakut me ngjyrë të ndezur në feçe?
-Jeni duhanpirës, pini alkool dhe keni një stil jete sedentare?
-A keni bërë ndonjëherë kolonoskopi?
Serena M., 52 vjeçe, ka zbatuar si ekzaminim screening, kërkimin gjakut të fshehur në feçe. Analiza rezultoi pozitive, por zonja nuk ankohet për dhimbje edhe nëse vuan shpesh nga kapsllëku dhe në të kaluarën nga hemorroidet.
Bibliografia
Davies, RJ et al. Haemorrhoids. Clinical evidence 2006: 15: 711-24
AA.VV., Il manuale Merck di diagnosi e terapia. Quarta edizione italiana, Medicom