Lajm Formues

Melanoma: diagnoza, parandalimi, trajtimi

Përhapja dhe variacioni

Melanoma mund të shfaqet në çdo pjesë të trupit duke përfshirë sytë, kavitetin oral dhe mukozat gjenitale. Prek zakonisht grupmoshat 40-50 vjeç me një rritje progresive të normave të incidencës dhe vdekshmërisë.

Melanoma është disa llojesh:

*me përhapje sipërfaqësore. Është lloji më i përhapur i melanomës (përbën 70% të rasteve me melanomë) dhe karakterizohet nga formimi i një lezioni me ngjyrë të kuqe të errët - kafe në të zezë, i cili përhapet ngadalë. Meshkujve iu shfaqet më shpesh në shpinë ndërsa femrave në këmbë;
*melanoma lentigo malinje prek kryesisht të moshuarit dhe përbën 5-10% të rasteve me melanomë. Shfaqet si një njollë e errët në fytyrë, në trajtën e një medalioni të rrumbullakët;
*melanoma lentiginoze është më e rrallë në popullatën me etni kaukaziane dhe lokalizohet në ekstremitetet e gjymtyrëve si dhe mbi pëllëmbët e duarve. Pas disa vitesh shndërrohet në kokërr ose ulçerizohet.
* melanoma me gunga, prek burrat e moshës 50 - 60 vjeç dhe është forma më agresive e këtij tumori në lëkurë. Shfaqet në formë kupole si një gungë me ngjyrë kafe të errët në të zezë, ndonjëherë është i lëmuar dhe herë të tjera ulçeroz.

Dekursi i sëmundjes varet nga invazioni vertikal i qelizave malinje dhe nga përhapja e tyre në pjesë të tjera të trupit për shkak të rrugëve limfatike, fillimisht me formimin e metastazave, pastaj në nyjet limfatike të lokalizuara, në fund në mëlçi, veshka, mushkëri, kocka, tru e kështu me radhë.
Progresioni është i shpejtë vetëm në melanomën me gunga, në variacionet e tjera është më e ngadaltë.

Diagnoza
Auto-ekzaminimi lejon në shumë raste identifikimin e dëmtimeve ose modifikimeve të dyshimta. Për shembull një nishan që ju kruhet apo nxjerr gjak, duhet të jetë një zile alarmi. Karakteristikat që çojnë në dyshimin për melanomë janë sintetizuar në akronimin ABNDE.

• A - korrespondon me Asimetrinë, ku dy gjysmat nuk përputhen me njëra-tjetrën
• B - korrespondon me Bordin rrethues të nishanit që shfaqet i dhëmbëzuar
• N - me Ngjyrë e ndryshueshme, që ka tendencën e ngjyrës së zezë në të kuqe dhe blu.
• D - me Dimensionet më të mëdha se 6 mm.
• E - me Evolucionin, ku regjistrohen  modifikime të formës, ngjyrës, dimensioneve dhe sipërfaqes në kohë.

Në kontrollin vjetor të lëkurës, dermatologu vlerëson historinë familjare dhe mund të identifikojë edhe dëmtimet kanceroze në një pjesë të trupit që nuk mund të kuptohen lehtë. Përdorimi i epiluminescencës, një teknikë zmadhimi dhe ndriçimi i nishanëve, e bën ekzaminimin viziv të lëkurës edhe më të kujdesshëm. Në rast dyshimi, procedohet me një biopsi ku analizohet në mikroskop një kampion i nxjerrë nga vendi i dëmtimit.

Parandalimi
Faktorët kryesorë të riskut janë lëkura ngjyrë e çelët, një numër i lartë nishanesh melanocite, trashëgimia dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit pa mbrojtje. Edhe në prani të një komponenti trashëgimie disa sjellje mund të reduktojnë riskun e zhvillimit të këtij tumori në lëkurë.
Është shumë e rëndësishme të shmanget që në moshë të vogël ekspozimi në diell në orët më të nxehta dhe të mbrohet lëkura me kremëra të përshtatshme, sipas llojit të lëkurës. Mbani kapele dhe syze për të shmangur djegiet e diellit dhe djegiet në trup e në fytyrë. Përdorimi i solarëve nuk këshillohet. 
 
Prognoza dhe trajtimi
Mundësitë për shërim varen nga diagnoza e hershme dhe përkeqësohen me rritjen e trashësisë së lezionit dhe shtrirjes në lëkurë.
Melanomat në lëkurë janë klasifikuar në bazë të sistemit TNM në katër stade nga I (para metastazës) deri te IV. Për shkak të karakteristikave të saj, melanoma mund të mbetet e kufizuar për një kohë të gjatë në shtresat sipërfaqësore të lëkurës dhe prandaj rekomandohet heqja kirurgjike e lezionit para se të fillojë penetrimi i qelizave kanceroze në shtresat më të thella dhe përhapja e metastazave.
Për melanomat invazive me trashësi më të vogël se 1 mm mbijetesa deri në 10 vjet është me 90%. Në disa raste hiqen edhe limfocitet rreth e rrotull. Radioterapia është e domosdoshme si ndihmëse për kirurgjinë ose nëse rishfaqet melanoma. Kimioterapia përdoret bashkë me barnat që stimulojnë sistemin imunitar për të luftuar tumorin në fazë të avancua, gjithashtu janë në fazë studimi trajtimet imuno-terapike. 

Pyetje esenciale

Kur keni qenë fëmijë, keni qenë vazhdimisht subjekt i djegieve nga dielli në lëkurë?
Ka raste të tjera me melanomë në familjen tuaj?
Kur i keni kontrolluar nishanet herën e fundit?

 


Veronika është një zonjë 58 vjeçe që jeton në Genova dhe punon si shtëpiake. Që nga muaji maj deri në tetor ka frekuentuar përditë plazhet e qytetit të saj, por vetëm prej disa vitesh përdor kremërat mbrojtës për diellin. Duke u parë në pasqyrë ka vënë re formimin e një njolle në dekolte me ngjyrë të verdhë.
 
    Lezioni i pikasur nga Veronika ka pamjen e një melanome?

A

Jo, nuk duket si një keratosis aktinike

B

Po

C

Jo, por vetëm një dermatolog mund ta përcaktojë me siguri

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC