Lajm Formues
Mamografia: Indikacione, screening, rezultate
Indikacione për ekzaminim
Mamografia mund të kryhet me udhëzimin e mjekut për të thelluar diagnozën kur zbulohet një nyje në trajtë gunge gjatë prekjes së gjirit, apo kur ka faktorë specifikë risku si trashëgimia e kancerit të gjirit apo e vezores, si dhe simptoma të një pranie të mundshme të kancerit p.sh.: ndryshimet në formën dhe përmasat e njërit ose të dy gjinjve, humbjen e thithkave, ënjtjet nën sqetull, gropëza në lëkurën e gjirit, ndryshime të lëkurës, skuqje ose rënie e thithkës.
Mamografia indikohet gjithashtu si ekzaminim screening për diagnozën e hershme të kancerit të gjirit te gratë asimptomatike. Programi i screening përfshin grupmosha të rekomanduara në bazë të vlerësimit të risqeve dhe përfitimeve: në Itali iu këshillohet grave me moshën mes 50 dhe 69 vjeç ku realizohet një mamografi çdo dy vjet. Në disa rajone po eksperimentohet efikasiteti i një grupmoshe më të gjerë, mes 45 dhe 74 vjeç (me një periodicitet vjetor te gratë nën moshën 50 vjeç). Në rast se ekzaminimi del normal gruaja merr një letër në shtëpi, ndërsa në rast dyshimesh apo lezionesh thirret përsëri për t'iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme.
Mund të bëhet mamografia edhe në prani të protezave në gji por është e nevojshme të informohet tekniku që kryen imazherinë. Programet e screening të ndjekur në 30 vitet e fundit bazuar mbi një mamografi të vetme, kanë reduktuar vdekshmërinë nga kanceri i gjirit me rreth 25% në popullatën që ka marrë pjesë.
Si kryhet ekzaminimi
Për të marrë imazhet nëpërmjet rrezeve X, gjiri vendoset mes dy pllakave plexiglas. Kryhen 2 projektime radiografike, e para për të këqyrur gjirin nga lart poshtë dhe e dyta nga njëra anë në tjetrën. Mamografia nuk kërkon përgatitje, por për disa gra, mund të rezultojë e dhimbshme kur lind nevoja të shtypen gjinjtë me qëllim që të zvogëlohet trashësia për të marrë kështu një imazh më të qartë. Dhimbja mund të zgjasë për disa ditë. Këshillohet të kryhet një ekzaminim pas menstruacioneve kur ndjeshmëria e gjirit është më e vogël.
Risqet
Risku fillestar është i lidhur me dëmet biologjike si pasojë e rrezatimit. Me pajisjet dixhitale më moderne, dozat e përdorura janë reduktuar dhe efektet e rrezeve të përthithura gjatë një mamografie janë më të vogla në krahasim me përfitimet e diagnozës së hershme të neoplazisë më të hershme te gratë. Mjeku duhet të informohet gjithnjë për mundësinë e një shtatzënie për të marrë masat e nevojshme dhe për të vlerësuar nëse është e përshtatshme që të kryhet ekzaminimi.
Rezultatet
Saktësia e mamografisë për diagnostikimin e hershëm të tumorit në gji varet si nga tipi i aparaturës me të cilën kryhet, edhe nga eksperienca e mjekut që lexon rezultatet. Për një besueshmëri më të madhe në vlerësim kryhet nga dy radiologë.
Ndjeshmëria mesatare e mamografisë është me 80%, pra një në 5 tumore malinje mund të mos zbulohet. Variablat për t'u marrë në konsideratë janë vendi dhe lloji i neoplazisë, cilësia e mamografisë dhe interpretimi i ekzaminimit. Do të ishte këshillueshme të kombinohej me vizitën klinike dhe ekografinë e gjinjve mbi të gjitha kur gjiri është i fortë te gratë më të reja.
Në rast rezultati pozitiv mjeku do të përshkruajë ekzaminime të tjera të thellimit diagnostik, si biopsia për të vlerësuar natyrën e dëmtimeve. Një problem tjetër janë pozitivët falsë apo përballja me një anomali të dyshimtë që nuk ishte konfirmuar nga ekzaminime të tjera klinike të cilat mund të jenë invazive. Në fund mbi-diagnostikimi ose identifikimi i një tumori pak agresiv që nuk do të manifestohej kurrë gjatë jetës dhe për të cilin i nënshtroheni trajtimeve të panevojshme, shoqërohet me efekte anësore fizike dhe psikologjike.
Pyetje esenciale
Cilat janë grupmoshat e parashikuara për screening me mamografi?
A është një ekzaminim i dhimbshëm?
Çfarë nënkuptoni me mbi-diagnostikim?
Ana sapo ka mbushur 40 vjeç. Ajo nuk ka raste tumoresh në familje. Një mike i ka këshilluar që të fillojë të bëjë kontrolle me mamografi, por Ana e cila ka një goks të bollshëm ka frikë se ndjen dhimbje, por mbi të gjitha ka tendencën ta shtyjë nga frika se mund të përballet me një rezultat pozitiv.