Lajm Formues

Lupusi eritematoz sistemik (Les)

Lupusi eritematoz sistemik (Les) është një sëmundje kronike inflamatore e indit lidhës që përfshin njëkohësisht pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në lëkurë, sistemin muskulo-skeletor, veshka dhe muret e enëve të gjakut. Les ka origjinë autoimune por eziologjia e tij e saktë është e panjohur. Nga një këndvështrim epidemiologjik në 90% manifestohet të rasteve te femrat rreth të 30-ave.

Simptomat
Shfaqja e Les është e larmishme: manifestimi i parë i sëmundjes mund të karakterizohet nga një rritje e papritur e temperaturës e ngjashme me atë që shfaqet gjatë një infeksioni akut, ose mund të jetë më e fshehtë dhe të karakterizohet nga rritje të vogla episodike të temperaturës, shqetësime, lodhje dhe dhimbje e përhapur në nyje. 
Më specifike janë dëmtimet në lëkurë, eritema të kuqe të mbuluara me luspa të thata që shfaqen kryesisht në fytyrë, veshë, zona të ekspozuara si qafa, gjoksi, bërrylat dhe në formë njollash në pjesët anësore të pëllëmbëve të duarve. Lezione të tipit të flluckave janë më të rralla. Më shpesh Les shkakton ulçerizime në mukozat e gojës, qiellzës ose alopeci.
Ecuria e sëmundjes, pra e simptomave nuk është e vazhdueshme dhe ndryshon nga pacienti në pacient me periudha të gjata remisioni të alternuara me periudha riaktivizimi. Në disa raste bëhet një kusht fizik invalidues. Përkeqësimi është i lidhur me përhapjen e lezioneve edhe në sistemin nervor dhe organet e brendshme me riskun për dëme në veshka, vaskulit, anomali të funksionit respirator dhe perikardit. 

Diagnoza
Si fillim mund të ketë një vonesë diagnostike për shkak të specifitetit të vogël të simptomave. Sëmundja identifikohet me një kampion të gjakut që tregon praninë e antitrupave antinukleare (ANA) nëpërmjet një testi të fluoresencës specifike. Shpesh është e pranishme proteinuria.

Trajtimi
Këshilla e parë është që të shmanget ekspozimi në diell sepse rrezet UV i përkeqësojnë ndjeshëm lezionet në lëkurë. Në bazë të përkeqësimit të simptomave përdoret një terapi imunosupresive orale, AIJS dhe kortikosteroide për përdorim topik. Fatkeqësisht është i lartë risku për komplikime  i lidhur me marrjen e zgjatur të këtyre barnave.

Pyetje esenciale

A shtohen/përkeqësohen lezionet në lëkurë me ekspozimin në diell?
Dhimbja në nyje përkeqësohet në mënyrë konstante apo ka një ecuri të alternuar?
Keni ndonjë të afërm që vuan nga lupusi eritematoz sistemik?

 


Zonja L.G është 45 vjeçe. Prej disa javësh ankohet për lodhje, një temperaturë të lehtë që nuk zbret nën 37°C, migrenë dhe dhimbje në kocka.
 
    Sipas jush cila është procedura e saktë diagnostike?

A

Shtrimi në spital.

B

Ekzaminimi i gjakut për kërkimin e antitrupave specifike antinukleare.

C

Kërkimi mbi lëkurë i eritemave dhe lezioneve.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC