Lajm Formues

Elbthi

Është një infeksion i shkaktuar nga një proces inflamator akut në gjëndrat dhjamore apo të djersës në folikulat e qepallave. Mund të jetë i brendshëm (event i rrallë dhe më i rëndë) ose i jashtëm në lokalizime të ndryshme.

Shkaqet
Infeksioni shkaktohet nga agjentët bakterialë, më i shpeshti i implikuar është Stafilococcus aureus.

Shfaqja
Elbthi manifestohet me një ënjtje, skuqje të qepallave, dhimbje dhe ndjesinë e trupit të huaj me shfaqjen e një mase të vogël, të fortë dhe të rrumbullakët, të ngjashme me një puçërr të vogël, në pjesën e brendshëm ose të jashtme të kapakut të syrit. Këto simptoma mund të shoqërohen me fotofobi dhe lotim. Në qendër shfaqet një pikë e verdhë që sinjalizon maturimin e elbthit.  

Parandalimi
Faktori kryesor i riskut për elbthin përfaqësohet nga përhapja e baktereve në kapakët e syve, pra këshillohet të mos fërkohen sytë me duar nëse nuk janë larë me kujdes. Mund të jetë e dobishme herë pas here të pastrohet yndyra që depozitohet në skajet e syrit. Recidiva për fat të keq është e shpeshtë dhe sidomos në rast alergjish, diabeti, imunosupresioni, terapi me kortikosteroide, çrregullimesh hormonale.

Trajtimi
Përdoren kolire dhe pomada okulare me bazë antibiotike të përshkruara nga mjeku okulist nëse lezioni është kullues. Në harkun e disa ditëve duhet të verifikohet shpërbërja spontane e elbthit, kullimi dhe zbutja e simptomave në të njëjtën kohë me shërimin e infeksionit.

Pyetje esenciale
Cilat janë simptomat e elbthit?
Cilët janë faktorët e riskut?
Elbthi është ngjitës?


Zoti Xhordano vuan nga një inflamacion kronik i gjëndrave të Meibomianit, kanali i të cilit bllokohet. Shpesh formohet një ënjtje brenda ose në skaj të syrit, thuajse asnjëherë e dhimbshme dhe ka tendencën të ulet vetë.
 
    Është elbth?

A

Po

B

Jo

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC