Lajm Formues

Sindroma e tunelit karpal: simptomat, shkaqet, kura

Sindroma e tunelit karpal përfshin bashkësinë e simptomave të shkaktuara nga kompromentimi i nervit mesatar i cili kalon në pjesën e kyçit të dorës (karpal). Termi tunel i referohet një lloj galerie të formuar në kockat e pulsit dhe në tendinat që mobilizojnë dorën, e cila përshkohet nga nervi mesatar. Funksioni i tij lidhet me perceptimin e ndjeshmërisë së disa prej gishtave dhe kontrollin e pjesshëm të lëvizjes së gishtit tregues. Tuneli në pjesën e sipërme është i mbyllur nga një linjë e trashë indi lidhor, ligamenti tërthor i kyçit të dorës.

Simptomat
Në zanafillën e kësaj sindrome është kompromentimi i nervit mesatar që shkakton dhimbje në puls, ndjesinë e shpimit dhe të mpirjes së gishtit të madh, gishtit tregues dhe atij të mesit. Si pasojë personat që vuajnë nga kjo sindromë kanë vështirësi në kryerjen e lëvizjeve të lehta, humbjen e ndjeshmërisë dhe ndjesinë e dobësimit të dorës. Dhimbja që mund të shtrihet deri në parakrah, theksohet gjatë natës dhe kur kryhen disa veprime, për shembull duke shtypur në kompjuter apo duke thurur triko. Shkundja e duarve i lehtëson këto simptoma.

Shkaqet
Jo gjithmonë është e mundur të identifikohet një shkak shpërthyes. Kompromentimi i nervit mesatar, mund të jetë pasojë e shtimit të ngurtësisë së ligamentit, ënjtjes së tendinave apo grumbullimit të lëngjeve që reduktojnë vëllimin e tunelit.
Disa faktorë risku për shfaqjen e sindromës janë: trashëgimia, mosha e avancuar, fraktura e pulsit, kushte që favorizojnë mbajtjen e lëngjeve si shtatzënia dhe diabeti, artriti reumatoid etj. Frekuenca e çrregullimit është tre herë më e lartë te gratë. Ekzekutimi i disa veprimeve manuale dhe të përsëritura (duke përfshirë përdorimin e mausit) mund të kontribuojë me kalimin e kohës në zhvillimin e sindromës.

Diagnoza
Në ekzaminimin objektiv mjeku mund të hasë në ënjtje të pulsit dhe hiposensibilitet të gishtave të parë të dorës. Në prani të tunelit karpal, perkursioni i pulsit gjatë dekursit të nervit mesatar përcakton shfaqjen e dhimbjes akute ose parestezisë në gishta. Shkalla e kompromentimit të nervit mesatar mund të matet me një elektromiografi që mat vonesën e përçimit të stimulit nervor në muskujt e gishtit të madh.

Terapia
Terapia mjekësore mund të parashikojë administrimin e barnave anti-inflamatore steroidene për infiltrim lokal brenda artikulacionit dhe analgjezikëve. Përdorimi i një mbajtëse dore, për ta mbajtur në pozicion neutral ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe mbi të gjitha në pushimin gjatë natës. Trajtimi kirurgjik me anestezi lokale, shpesh efikas në risprintimin e funksionit të dorës ka ai qëllim çlirimin e nervit mesatar nga bllokimi. Vendimi për t'iu drejtuar bisturive bazohet në atë se sa të rënda janë simptomat.

Pyetje esenciale
Cilat janë simptomat e sindromës së tunelit karpal?
Cilat janë lëvizjet që shkaktojnë dhimbje?
Për çfarë nevojitet ndërhyrja kirurgjike?


Lia, një zonjë 68 vjeçe, e cila thur shpesh triko paraqitet te mjeku me një dhimbje në pulsin e djathtë me ndjesinë e shpimit, humbjes së forcës dhe ndjeshmërisë në të gjithë gishtat e dorës, duke përfshirë gishtin e vogël.
 
    A vuan zonja nga sindroma e tunelit karpal?

A

Po, sigurisht.

B

Me shumë gjasë, duke mos qenë i përfshirë edhe gishti i vogël.

C

Nevojitet të kryhet një elektromiografi për ta përcaktuar.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC