Lajm Formues

Sindroma e foshnjës së tundur: faktorët e riskut dhe parandalimi

Trauma encefalike jo aksidentale e shkaktuar te bebet është në thelb të sindromës së fëmijës së tundur (Shaken baby syndrome) dhe konsiston në tentativën e të rriturit për të pushuar të qarat e forta dhe kapricioze me lëvizje të forta tundëse të fëmijës. Lodhja, vetmia, izolimi, impulsiviteti, frustrimi, stresi, paaftësia për t'u kujdesur për fëmijën, mosha më e vogël se 18 vjeç, përdorim i alkoolit ose drogave janë faktorët kryesorë të riskut për një sjellje të tillë. 

Efektet
Dëmet e shkaktuara nga tundja lidhen me faktin që kafka e fëmijës deri në moshën 12-muajshe është më e madhe dhe e rëndë në krahasim me tonicitetin e strukturave muskulore të kokës. Lëvizja e dhunshme e kokës, me ose pa ngadalësim, mund të shkaktojë: 


· hematomë subdurale pasojë e hemorragjisë të venave ura

· hemorragji subarakinoidale;

· trauma cerebrale, dëm aksonal, mungesë e oksigjenit në qelizat cerebrale;

· deficit konjitiv dhe motor;

· hemorragji të retinës me dëme vizuale;

· frakturë e kafkës;

· frakturë e brinjëve

Ndonjëherë pasojat fizike të abuzimit nuk janë të dukshme menjëherë dhe i rrituri nuk e vë re rëndësinë e situatës derisa në urgjencë, fëmija i nënshtrohet ekzaminimeve instrumentale radiologjike. Simptomat e  foshnjës së tundur mund të jenë pak specifike dhe përfshijnë të vjella, konvulsione, humbje të ndjenjave, zmadhim të bebeve të syrit, apne, arrest kardiak. Mund të manifestohen menjëherë ose pas 4-6 orësh. 

Parandalimi
Disa vlerësime kanë përllogaritur se sindroma e foshnjës së tundur mund të ketë përfundim fatal në 20% të rasteve dhe të shkaktojë dëme neurologjike të përhershme.
Në pjesën më të madhe të rasteve i rrituri është i pavetëdijshëm për traumat që tundja e kokës mund të shkaktojë te fëmija. Për të parandaluar këtë abuzim është e nevojshme të ofrohet një mbështetje psikologjike dhe sociale për prindërit, sidomos nëse janë beqarë të ndahet bashkëpunimi në përkujdesjen e fëmijës. Në nivelin praktik sugjerohet të numërohet deri në 10, të fitohet kohë dhe të lihet fëmija të qajë në vend që të tundet dhe në raste ekstreme të thirret pediatri.

Pyetje esenciale

* Cilët janë faktorët e riskut për sindromën e fëmijës së tundur?

* Cilat janë simptomat kryesore?

*Cilat janë strategjitë për ta parandaluar?


Manuela është nëna e një djali 3 muajsh që fle pak. Kur është shumë e lodhur, për ta qetësuar e merr në gji dhe e tund pak, duke ia lëkundur kokën para dhe mbrapa, pa forcë dhe në mënyrë të kujdesshme.
 
    Një sjellje e tillë mund të mbartë risqe?

A

Po, tundja e fortë e një të porsalinduri nuk është kurrë një gjest i parëndësishëm dhe pa pasoja.

B

Jo, mjafton të mos bëhet shumë shpesh.

C

Tundja në mënyrë delikate nuk sjell dëme.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC