Lajm Formues

Difteria: prezantimi, simptomat, profilaksia

Patogjeneza
Difteria shkakton nekrozën e indeve dhe organeve te të cilat përhapet infeksioni duke kompromentuar funksionimin e tyre. Protagonisti i dëmit qelizor është ezotoksina që, e transportuar nga gjaku shkakton ndryshime në aparatet e ndryshme: më të prekurat janë rrugët respiratore, orofaringu dhe miokardi. Por dëmi mund të shtrihet në sistemin nervor, veshka dhe mëlçi. Në vendet e buta agjentët patogjenë difterikë lokalizohen më tepër në nazofaring dhe bajame, në zonat tropikale është më i zakonshëm kolonizimi i cipës (difteria e lëkurës) sepse bakteri përhapet në prerjet, gërvishtjet dhe ulçerat e lëkurës. Difteria gjenitale dhe konjuktivale janë më të rralla.   

Manifestimet klinike
Në stadin fillestar difteria shkakton dhimbje fyti (faringit bakterial), rritje të temperaturës jo shumë të lartë, disfagi, rritje të frekuencës kardiake, leukocitozë. Te fëmijët mund të shfaqen të përziera, të vjella, cefale. Brenda disa ditëve nga infektimi në sipërfaqen e bajameve dhe fytit formohen disa membrana karakteristike gri që mund të marrin ngjyrë jeshile ose të zezë sipas zonave të inflamuara. Heqja e tyre mund të shkaktojë gjakrrjedhje. Membranat difterike përbëhen nga baktere të gjalla dhe të vdekura, fibrinë, qeliza të vdekura, qeliza të bardha të gjakut.
Edema faringeale mund të pengojë kalimin e ajrit në rrugët respiratore duke dhënë bronkospazma, dispne deri në obstruksion të plotë për shkak të ndarjes së membranave. Ekzotoksina mund të përhapet në indet e qafës, në nervat kraniale dhe periferike me pasojë paralizimin e qiellzës së butë, të muskujve okularë dhe diafragmës.
Difteria mund të ketë një dekurs beninj, por ndonjëherë dalin komplikacione të rënda në nivel respirator (cianozë, gjendje kome, asfiksi) dhe kardiak (aritmi dhe insuficiencë kardiake progresive). 

Transmetimi
Difteria transmetohet nëpërmjet ajrit si drejtpërdrejt me anë të sekrecioneve të subjekteve të infektuar, ashtu edhe në mënyrë indirekte me shkëmbimin e objekteve të kontaminuara (gota, facoleta, shami etj.) apo me qumështin e papasterizuar. Njeriu është i vetmi rezervuar i njohur i Corynebacterium diphtheriae që infekton kryesisht subjektet e pa-imunizuar, ose pjesërisht të imunizuar, gjatë sezonit dimëror. Kategoria më në risk janë fëmijët e pavaksinuar. Periudha e inkubacionit zgjat nga 2 në 5 vjet.

Diagnoza
Bazohet në ekzaminimin klinik të membranave difterike, pas analizës kulturale bakterologjike të kampionëve.

Parandalimi
Detyrimi i profilaksisë ka reduktuar ndjeshëm përhapjen e infeksionit. Vaksina anti-difterike që përmban toksinën bakteriale të padëmshme është e mjaftueshme për të stimuluar prodhimin e anti-trupave.

Administrohet në kombinim me atë kundër tetanozit dhe pertusis (DTP) ose me hexavalenten (e poliomelitit, hepatitit B, Haemophilus influenza) në të gjithë fëmijët gjatë vitit të parë të jetës. Cikli përbëhet nga tre doza, për t'u administruar në muajin e tretë, të pestë dhe të 12 të jetës. Parashikohen 2 doza përforcuese në moshën 6 dhe 14-vjeçare.

Trajtimi
Agjentët patogjenë difterikë janë të ndjeshëm ndaj disa antibiotikëve por terapia parashikon administrimin e një antitoksine (siero antidifterike) sepse trajtimi me barna antibakteriale nuk është i mjaftueshëm.


Pyetje esenciale
Çfarë kuptoni me membrana difterike?
A ka terapi efikase?
Parashikohen doza përforcimi për vaksinën?


Seriana është nëna e një të porsalinduri të prekur nga një sëmundje kongjenitale e sistemit imunitar, një situatë që në gjendjen aktuale përfaqëson një kundër-indikim për vaksinimin. Pediatri e ka siguruar për faktin se fëmija të paktën sa i takon difterisë mund të konsiderohet i mbrojtur në sajë të imunizimit të kopesë që merret kur vaksinimi i një pjese të popullatës ofron një mbrojtje për individët e pavaksinuar.
 
    Cili është niveli i mbulimit me vaksina, i nevojshëm për të shmangur që virusi apo bakteri të qarkullojë si dhe të aktivizohet imunizimi i popullatës?

A

99 për qind

B

95 për qind

C

80 për qind

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC