Lajm Formues

Pap Testi, procedura dhe rezultatet

Si kryhet
Pap Testi analizon qelizat e qafës së mitrës dhe kanalit cervikal, të cilat mblidhen me një shpatull dhe një tampon pambuku gjatë një vizite gjinekologjike. Marrja e cila zgjat pak minuta është pa dhimbje, por mund të rezultojë e bezdisshme nga domosdoshmëria për të zgjeruar hapjen vaginale me spekulum. Kampioni i qelizave të eksfoliuara, ngjyroset dhe analizohet në mikroskop për të kërkuar praninë e lezioneve të llojit proliferativ displastik. Këshillohet të ndiqet Pap Testi, disa ditë para fluksit menstrual deri në një javë para ciklit pasardhës. Gjithashtu duhen shmangur lubrifikuesit, kremrat, tamponët dhe raportet seksuale në dy ditë para kryerjes së testit.

Qëllimi i testit, frekuenca dhe rezultatet
Kanceri i qafës së mitrës është një nga tumoret më të shpeshta nën moshën 50 vjeç, përgjegjës për rreth 3% të të gjitha vdekjeve nga neoplazitë në gjininë femërore. Pap Testi ka për qëllim identifikimin dhe trajtimin në kohë të lezioneve pre-kanceroze për të shmangur kthimin e tyre në invazive. Në programet screening këshillohet të ndiqet testi çdo 3 vjet, duke filluar nga mosha 25 vjeç ose nga fillimi i aktivitetit seksual deri në moshën 65-vjeçare. Kur Pap Testi tregon praninë e qelizave të ndryshuara është e nevojshme të kryhen kontrolle të mëtejshme, të tilla si kolposkopia me qëllim konfirmimin e ndryshimeve, identifikimin e tipologjisë dhe përshkrimin e terapisë më të përshtatshme. Në pjesën më të madhe të rasteve, lezionet ndodhin për shkak të inflamacioneve virale që shërohen spontanisht ose me kura të përshtatshme.

Gratë e vaksinuara kundër HPV
Faktori kryesor i riskut për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës është infeksioni nga Papilloma virus (HPV) i transmetuar në rrugë seksuale. Vaksina kundër dy stereotipeve me risk të lartë më të shpeshtë (16 dhe 18) ka reduktuar ndjeshëm shfaqjen e lezioneve prekanceroze por nuk i përjashton gratë nga nevoja për të kryer Pap Testin sepse mbulimi nuk është i plotë. Ekzistojnë rreth 200 lloje virusesh Hpv dhe mes tyre 35 preferojnë zonën gjenitale. Ndër to dallojnë grupi Hpv me risk të ulët dhe grupi Hpv me risk të lartë për zhvillimin e lezioneve favorizuese të tumorit të qafës së mitrës. 

Testi Hpv
Pap Testit i është shtuar edhe një tjetër, Testi HPV, i cili përsëritet çdo 5 vjet. Materiali i marrë i nënshtrohet analizës molekulare për të zbuluar praninë e ADN-së së shtameve të HPV-së me risk të lartë për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës. Screening me testin HPV mundëson reduktimin me 60-70% të incidencës së tumoreve invazive të qafës së mitrës. Gratë me moshë nën 30 vjeç duhet të vazhdojnë të kryejnë Pap testin por pas moshës 35 vjeç Testi HPV rezulton më shumë mbrojtës.

Pyetje esenciale

Cili është intervali i duhur mes dy Pap Test-eve?
Është një ekzaminim me dhimbje?
Një grua e vaksinuar kundër HPV duhet të vazhdojë të kryejë Pap Testin?


Roberta M. është 45 vjeçe dhe e kryen Pap Testin çdo 3 vjet. Një mikeshë moshatare e saj i drejtohet një qendre gjinekologjike, ku i propozojnë të bëjë Hpv Testin. Por ajo para se të vendosë për kryerjen e tij, dëshiron të kuptojë nëse ka ndryshime mes dy metodikave diagnostike.
 
    Ekzistojnë?

A

Jo nuk ka ndryshime domethënëse.

B

Po ka, por është mirë të vazhdojë me Pap Testin.

C

Po, Hpv Test tregon praninë e ADN-së virale në qelizat e qafës së mitrës, por edhe lezionet e destinuara për t'u rikthyer spontanisht dhe prandaj ndonjëherë ekspozon ndaj riskut për pozitivë falsë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC