Lajm Formues

Nervi shiatik: përshkrimi, shkaqet, mjekimet

Simptomat
Simptoma karakteristike është një dhimbje e fortë që përhapet nga zona e poshtme e kurrizit, përgjatë kursit të nervit shiatik në pjesën e pasme të kofshës dhe këmbës, përmes të fundshpinës deri në gju dhe drejt thembrës deri në majën e këmbës. Nervi shiatik prek kryesisht vetëm një anë të trupit dhe lidhet herë pas herë me një dobësi muskulore, ndjesi shpimi gjilpërash në majë të gishtave, mpirje, ndjesi të goditjes elektrike, lombalgji (lomboshiatike) dhe vështirësi në ecje.

Shkaqet
Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së nervit shiatik është shtypja e rrënjës së nervit shiatik nga një disk intravertebral i prolapsuar në pjesën e poshtme lumbare. Mund të varet nga një hernie diskale, ku kërci i vendosur mes dy vertebrave rrëshqet nga vendi dhe ushtron presion në nervin shiatik. Faktorë risku për hernien e diskut janë: osteoartroza lumbosakrale, artriti, plakja, pozicione qëndrimi jo korrekte të mbajtura për një kohë të gjatë, trauma në mes apo poshtë kurrizit. Elementë të tjerë që favorizojnë shtypjen e nervit shiatik janë: jeta sedentare, shtatzënia (për shkak të peshës së fetusit që ndikon në posturën e trupit) gjatë së cilës ushtrohet trysni në nervat e pelvisit, stenoza spinale lumbare, sindroma piriformis, muskuli i fundshpinës që mund të irritohet për shkak të kontraktimeve të zgjatura apo sforcimeve. Në rastet më të rënda inflamimi i nervit shiatik mund të varet nga tumore spinale, lezione të vetë nervit shiatik, faza fillestare të sklerozës multiple.   

Diagnoza
Kur dhimbja vazhdon vetëm për disa ditë mjafton një ekzaminim fizik për të identifikuar pozicionet e dhimbshme dhe origjinën e tij. Në raste të veçanta indikohen ekzaminime të nivelit të dytë si radiografia e traktit lumbosakral, elektromiografi, neurografi ose rezonancë magnetike për të identifikuar deformime vertebrore ose hernie, shkaqet kryesore të procesit inflamator. 

Kura
Dhimbja e shkaktuar nga nervi shiatik mund të lehtësohet nga përdorimi i analgjezikëve dhe anti-inflamatorëve. Në ndonjë rast është me dobi kombinimi i një miorelaksuesi ose infiltrimet lokale në kanalin vertebror me barna anestezike, të kombinuara ose jo me kortizonikë. Ndikon shumë pozitivisht edhe fillimi i një cikli fizioterapie ose gjimnastike. Në rastet më të rënda të shtypjes së rrënjës nervore kur dhimbja është invaliduese, mund të sugjerohet një ndërhyrje kirurgjike në shtyllën vertebrale.

Pyetje esenciale
Çfarë e shkakton nervin shiatik?
Si njihen simptomat e nervit shiatik?
Cilat janë trajtimet e disponueshme?


Simona F. vuan nga ataket e nervit shiatik. Mjeku nuk ka identifikuar faktorë risku sepse gruaja është e re dhe praktikon rregullisht aktivitete sportive. Përveç inflamacionit të nervit që shkakton dhimbje, Simona ankohet për probleme sporadike të kontrollit të fshikëzës së urinës dhe zorrës së trashë si dhe mpirje të këmbëve.
 
    Çrregullimet mund të jenë të lidhura njëra me tjetrën?

A

Jo, janë simptoma të pavarura.

B

Po, është një gjendje e cila duhet të ekzaminohet me analiza specifike sepse mund të sinjalizojë praninë e një sëmundje neurologjike.

C

Për ta zbuluar do të ishte e dobishme të merrej një anti-inflamator, në bazë të përgjigjes ndaj terapisë.

 Marvi Tonus

Bibliografia
Gregory D. et al. Acute Lumbar Disk Pain: Navigating Evaluation and Treatment Choices. Am Fam Physician 2008 Oct 1; 78: 835-842.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC