Lajm Formues

Hipotiroidizmi: përshkrimi, shkaqet, kurat

Simptomat
Simptomat e hipotiroidizmit janë të lidhura me ngadalësimin e proceseve të drejtuara nga hormoni i tiroides, mes të cilave zhvillimi i sistemit nervor qendror, rritja trupore, aktiviteti kardiak, presioni arterial, niveli i kolesterolit dhe forca muskulore. Simptomat më të zakonshme janë: lodhje, dobësi, rritje e peshës, thatësi dhe brishtësi e lëkurës, humbja e flokëve, intolerancë ndaj të ftohtit, dhimbje muskulore, krampe, kapsllëk, frekuencë kardiake e ngadalësuar, depresion, irritim, rënia e përqendrimit. Ndryshueshmëria dhe përkeqësimi i manifestimeve varen nga niveli i deficitit të hormoneve tiroidene dhe nga periudha e privimit.  

Shkaqet
Hipotiroidizmi mund të zhvillohet si pasojë e inflamimit të gjëndrës tiroide që i pengon qelizat të prodhojnë sasi të mjaftueshme hormonesh. Shkaku më i zakonshëm është tiroiditi autoimun i Hashimotos, një reaksion imunitar anormal që shkatërron pjesë të gjëndrës për infiltrimin e limfociteve. Manifestohet në gushë si pasojë e shtimit të sekretimit të TSH-së. Edhe deficiti i jodit mund të favorizojë formimin e nyjeve beninje ose malinje, heqja kirurgjikale e të cilave mund sjellë një ndryshim të funksionimit të gjëndrës. Trashëgimia është një tjetër faktor risku për hipotiroidizmin bashkë me përdorimin e barnave anti-tiroidene dhe trajtimin me rreze. 

Diagnoza
Gjendja e funksionimit të tiroides vlerësohet me një ekzaminim objektiv të gjëndrës dhe me kontrollin e ndryshimeve hematokimike, në veçanti të vlerës së TSH (hormon tireotrop i prodhuar nga hipofiza në raport me sasinë e hormoneve tiroidene qarkulluese). Dozimi i TSH-së me metodika me sensibilitet të lartë përfaqëson ekzaminimin e parë për identifikimin e hipotiroidizmit edhe në kuadrot subklinike. Ekografia e tiroides është e dobishme për të zbuluar praninë e nyjeve.

Trajtimi
Për të trajtuar hipotiroidizmin administrohet në rrugë orale një zëvendësues i hormonit që mungon (l-tiroksina sodike). Terapia shpesh zgjat gjatë gjithë jetës. Për funksionimin e tiroides është thelbësore marrja e një sasie të përshtatshme jodi, në veçanti gjatë shtatzënisë për të shmangur dëme të pakthyeshme në fetus.

Pyetje esenciale

· Çfarë kuptohet me hipotiroidizëm subklinik?
· Cilat janë simptomat?
· Në ç'mënyrë trajtohet hipotiroidizmi?


Prej disa muajsh Veronica G. ndihet e lodhur, ka ftohtë dhe po shëndoshet. Flokët duken më të ashpra dhe lëkura më e thatë. Duke qenë se ka mbushur 50 vjeç ia ka veshur këto simptoma menopauzës por mjeku ka ngritur hipotezën e një disekuilibri endokrin të tiroides.
 
    Cilat janë analizat më efektive?

A

Dozimi i vlerave të TSH në gjak.

B

Vlerësimi i gjendjes hormonale estro-progestenike.

C

Ekografia në tiroide.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC