Lajm Formues

Halitoza: faktorët e riskut, diagnoza, parandalimi

Përshkrimi
Në origjinë të halitozës është prodhimi i komponimeve të luhatshme sulfurore (të cilat përmbajnë squfur, elementi përgjegjës i erës së pakëndshme) nga disa baktere anaerobe të pranishme brenda gojës. Këto mikroorganizma ushqehen me mbetje ushqimore pas vakteve duke sulmuar substancat organike brenda ushqimeve dhe në pështymë, duke e bërë kështu frymën të pakëndshme. Halitoza mund të jetë persistente ose periodike, mund të shfaqet pas zgjimit apo pas një vakti ushqimor. Halitoza psikogjenike është bindja e gabuar e të pasurit frymë me erë të keqe duke shmangur kontaktin e afërt me të tjerët, duke i larë dhëmbët vazhdimisht apo duke ngrënë karamele.

Faktorët e riskut
Mes faktorëve kryesorë të riskut të halitozës janë prania e kariesit, ulja e gingivave, pyorrhea dhe protezat e frakturuara. Higjiena e pakët orale favorizon proliferizimin e baktereve anaerobe brenda gojës, me një akumulim të pllakës në dhëmbë, rreth gingivave dhe në anën e pasme të gjuhës. Bezdisja mund të manifestohet edhe nga një konsum i tepërt i alkoolit, kafes, lakrave, brokolit, hudhrave, qepës dhe ushqimeve që përmbajnë komponime sulfurore, nga pirja e duhanit dhe mos-ngrënia e ushqimit për një kohë të gjatë, gjë që redukton sasinë e pështymës së nevojshme për të mbajtur një zgavër orale të njomë.     
Ndërsa halitoza persistente mund të varet nga patologji sistemike si tonksiliti, sinuziti, insuficienca hepatike ose renale, diabeti melit dhe patologjitë gastro-intestinale. Prodhimi i pakët i pështymës (xerostomia) ndikohet edhe nga marrja e disa barnave.

Parandalimi dhe trajtimi
Për të parandaluar dhe trajtuar halitozën është e nevojshme të kurohen patologjitë e zgavrës orale që mund të favorizojnë këtë çrregullim. Këshillat më të zakonshme i referohen larjes së dhëmbëve pas çdo vakti, nëse nuk është e mundur, përtypja e një çamçakëzi pa sheqer për të eliminuar mbetjet e ushqimit për shtimin e pështymës, përdorimi i fillit ndërdhëmbor, pastrimi me furçë i pjesës së poshtme të gjuhës, pjesës së brendshme të faqeve dhe i qiellzës me instrumente specifike. Gjithashtu mund të përdorni çdo ditë kolutorët me bazë dioksid kloruri, zinku dhe bikarbonati, të cilat shpërbëjnë komponimet sulfurore ose kloreksidinë e cila redukton pllakën bakteriale të zgavrës orale. Gjithashtu shmangni ushqime që favorizojnë halitozën, duhanpirjen dhe alkoolin. Shtoni konsumin e ushqimeve të pasura me fibra si perimet krudo dhe pini shumë ujë. Efekti i kolutorëve dhe karameleve me mente apo klorofil, që mbulojnë përkohësisht erën e keqe, ikën shpejt.

Pyetje esenciale
1.Çfarë e favorizon halitozën?
2.Çfarë kuptoni me halitozë psikogjene?
3.Si parandalohet ky çrregullim?

 


Xhuzi P. është e bindur se fryma i mban vazhdimisht erë të keqe, gjë që përkeqëson cilësinë e jetës së saj. Si rrjedhojë izolohet, mundohet të flasë sa më pak në publik, përtyp shpesh çamçakëz me mente, është e obsesionuar nga pastërtia e zgavrës orale dhe nuhat në pëllëmbën e dorës frymën disa herë në ditë.
 
    A është kjo mënyra për të kuptuar nëse vuan nga halitoza?

A

Po

B

Jo. Gjendja e frymës mund të verifikohet vetë, duke kaluar gjuhën te pulsi i pastër dhe i paparfumuar e të nuhatet. Ose fërkoni sipërfaqen e poshtme të gjuhës me një garzë sterile, prisni një minutë dhe më pas nuhatni.

C

Mënyra e vetme për të diagnostikuar halitozën është duke i kërkuar një test dentistit.

Marvi Tonus

Bibliografia National Health Service choices. Bad breath (halitosis). Health A-Z. Gov.Uk


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC