Lajm Formues

Ngrirja e qafës: shkaqet dhe kurat

Manifestohet me vështirësi në rrotullim e kokës në anën e prekur, dhimbje të fortë që mund të shtrihet në shpatull dhe krahun e prekur nga kontraktimi dhe ndonjëherë nga dhimbja e kokës.

Shkaqet
Ngrirja e qafës varet shpesh nga një posturë jo e rregullt e mbajtur për një kohë të gjatë, por mund të shfaqet edhe gjatë gjumit, si pasojë e një rryme të ftohtë (korent ajri, ajër i kondicionuar, ventilator), një sforcoje muskulore (si mbajtja e një çante që mbahet gjithmonë nga e njëjta anë) ose si pasojë e një periudhe stresuese. Kontraktimi mund të ketë edhe origjinë traumatike që lidhet me një sforco të tepruar që prek muskujt e qafës dhe trapezin ose një goditje në zverk. Në disa rrethana, si në prani të një hernie të diskut në nivel cervikal, ngrirja e qafës ka tendencën që të bëhet kronike duke u përsëritur me goditje të vazhdueshme. Në këtë rast është e dobishme një vizitë te fizioterapisti për të identifikuar origjinën e kontraktimit.

Trajtimi
Ngrirja e qafës mund të jetë shumë e dhimbshme. Edhe pse duhet që të shmangim lëvizjet e forta, imobilizimi i qafës nuk shërben për gjë. Për të zhbllokuar muskujt është me dobi kryerja e disa ushtrimeve stretching në mënyrë të ngadaltë dhe të kontrolluar, duke ndenjur ulur me shpinën drejt dhe duke ndihmuar me duar qe të lëvizni kokën. Për shembull është e dobishme që të përkulni lehtësisht qafën djathtas dhe majtas, të rrotulloni lehtësisht kokën, të çoni para dhe mbrapa mjekrën pa lëvizur qafën, ndërsa mbani mjekrën të përkulur në kafazin e kraharorit.

Në rastet më të rënda nevojitet aplikimi i nxehtësisë dhe përdorimi i pomadave anti-inflamatore ose i barnave analgjezike, anti-inflamatore jo steroidenë dhe miorelaksuesve nën kontrollin mjekësor. Në rastet kronike është e mundur që të arrijmë një përmirësim me cikle dhe seanca fizioterapike.

Pyetje kryesore
- Nga se varet ngrirja e qafës?
- Ka tendencën që të përsëritet shpesh?
- Është e dobishme që të rrimë pushim?


Lorenc M., 35 vjeç, punon si përkthyes dhe kalon të gjithë ditën në kompjuter duke parë në mënyrë të alternuar monitorin dhe tekstin e vendosur mbi tavolinë. Shpesh zgjohet me një qafë të ngrirë me shumë dhimbje. Për të parandaluar kontraktimin dhe mbajtur një posturë korrekte, një mik i ka këshilluar që të vendosë një shirit qafe të ngurtë.
 
    A është e saktë këshilla e tij?

A

Nuk ndikon

B

Po

C

Jo. Postura korrekte varet nga pozicioni i kompjuterit në krahasim me trupin, se si mbështesim krahët mbi tavolinë dhe nga lartësia e karriges. Të bësh pushime të shpeshta redukton riskun e ngrirjes së qafës

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC