Ricerca   |    Topic attivi   |    Accedi all'area riservata

Rregullat e Forumit
Administrator1
#1 Inviato : giovedì 24 luglio 2014 09:40:05(UTC)
Rank: Administration
Messaggi: 2

Rregullat e Forumit

1. Mesazhet duhet të dërgohen në fushat përkatëse. Fushat përkatëse janë të ndara në rubrika (Shëndetësi, Farmaci, Formues, Fitoterapi, Ushqyerje, Mirëqënie), kanale tematike ( ) dhe të Përgjithshme ( ).

Mund të krijohen diskutime ex novo apo të komentohen lajme të veçanta që kanë simbolin .

Përdoruesit janë të lutur të lexojnë përshkrimin e fushës ku ata duan të dërgojnë një mesazh dhe të sigurohen se është fusha e përshtatshme. Përdoruesit të cilët në mënyrë të përsëritur do të dërgojnë mesazhe në fusha të papërshtatshme mund të thirren nga moderatorët ose administratorët e forumit.

Përdoruesit janë të lutur të shkruajnë mesazhe të respektueshëm për përdoruesit e tjerë. Argumentimi i tepërt ose shkrimi i mesazheve fyese do të çojë në thirrjen nga moderatorët ose administratorët e forumit.

2. Nëse një përdorues vëren një mesazh që është në kundërshtim me ndonjë rregull mund të përdori mjetet e duhura për të bërë një raport për moderatorët. Mos u jepni përgjigje personalisht mesazheve që ju mendoni se shkelin një rregull. Përdoruesit që do të sillen si moderatorë duke mos qenë të tillë mund të thirren nga moderatorët ose administratorët e forumit.

3. Duhet të theksohet se forumi i drejtohet publikut  të gjerë. Dërgimi i përmbajtjeve pornografike ose tekste, foto dhe link-e fyese nuk do të tolerohet dhe përdoruesit do të thirren nga moderatorët ose administratorët e forumit.

4. Përdoruesit janë të lutur të shkruajnë në të njëjtën mënyrë me "shkrimin real." Kjo do të thotë që nuk duhet të vihet në një mesazh një numër shumë i madh emoticons, tekste me shumë ngjyra etj. Në të njëjtën mënyrë përdoruesit duhet të shmangin BËRTITJE dhe përdorimin e tepërt të shenjave të pikësimit në titullin e mesazheve të tyre.

5. Spami nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Personat që do të dërgojnë mesazhe të cilat konsiderohen spam mund të thirren nga moderatorët ose administratorët e forumit.

6. Ekipi i moderimit ka të drejtën të fshijë ose modifikojë çfarëdo mesazhi në çdo kohë. Vendimi se çfarë konsiderohet e pahijshme, vulgare, ofenduese, spam etj, i delegohet moderatorëve dhe jo përdoruesve.


Masat

1. Një përdorues do të thirret deri në 3 herë brenda 60 ditëve (çdo thirrje ka një kohëzgjatje prej gjashtëdhjetë ditësh pas së cilës do të fshihet). Nëse merrni tre thirrje në këtë periudhë do të përjashtoheni nga forumi.

2. Replikimi me një anëtar të ekipit të moderimit ose të administratës gjatë thirrjes së parë do të çojë në një tjetër thirrje.

3. Përdoruesit që mendojnë se kanë marrë në mënyrë të padrejtë një thirrje mund të kontaktojnë me personin që ka lëshuar thirrjen përmes mesazheve private. Në rast se ankesa do të konsiderohet e vlefshme thirrja do të hiqet.

4. Çdo përpjekje për të anashkaluar një ban do të çojë në një ban përfundimtar. Për shembull, konsiderohenn si të tilla regjistrimet e reja.

5. Në politikën e "tre strike" mund të aplikohen përjashtime për diskriminimin e moderatorëve, por jo vetëm në rastin kur një përdorues kontakton personalisht ose jo një anëtar të ekipit të moderimit ose të administratës duke e fyer, duke dërguar materiale të paligjshme ose vulgare. Një sjellje e tillë do të çojë në një ban të menjëhershëm dhe të përhershëm.

6. Ban-et e përhershëm janë një masë e fundit dhe para se të aplikohen shqyrtohen me kujdes nga moderatorët ose administratorët e forumit. Në raste shumë të rralla është e mundur që një ban i tillë të hiqet

Sponsor  
 
Forum Jump  
Tu NON puoi inviare nuovi topic in questo forum.
Tu NON puoi rispondere ai topics in this forum.
Tu NON puoi cancellare i tuoi messaggi in questo forum.
Tu NON puoi modificare i tuoi messaggi in questo forum.
Tu NON puoi creare sondaggi in questo forum.
Tu NON puoi votare nei sondaggi di questo forum.