Mirëqenie

shk52015

Substancat toksike në produktet kozmetike mund të përshpejtojnë menopauzën me 4 vjet

Çdo ditë miliona njerëz përdorin produkte kozmetike për të kuruar imazhin dhe shëndetin e tyre. Por një studim nga Washington University në St Louis i botuar në revistën "Plos One" tregon se produkte të caktuara (si sapunë, balsame, locione, kremra, vajra trupi, deodorante, kremra për mbrojtjen nga dielli, kremra nxirës etj.) mund të përshpejtojnë fillimin e menopauzës te gratë. Një studim 10-vjeçar i cili ka përfshirë 31.575  gra amerikane në postmenopauzë me moshë mesatare 61 vjeç ka matur në gjakun dhe urinën e tyre 111 substanca kimike të dyshuara se kanë ndërhyrë në prodhimin dhe shpërndarjen e hormoneve në trup. Rezultatet: gratë me nivelet më të larta të këtyre substancave kimike arrinin në menopauzë më shpejt, mesatarisht nga 2-4 vjet se gratë që kishin nivele të ulëta të këtyre substancave.

Në veçanti 15 substanca kimike që gjenden në kremrat e fytyrës, buzëkuqët dhe produktet e banjës janë më shumë të asociuara me menopauzën e parakohshme: 9 bifenile të polikloruara, 2 ftalate, 3 pesticidet dhe një substancë toksike e quajtur "fluran". Efektet anësore të tyre nuk prekin vetëm aftësinë riprodhuese: për shkak të fillimit të hershëm të menopauzës rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës, osteoporozëz, çrregullimeve urinare, çrregullimet e gjumit dhe depresioni. Të njëjtat kimikate mund të rrisin rrezikun e disa tumoreve. Prandaj shkencëtarët i këshillojnë gratë që të përdorin produkte në paketime qelqi në vend të atyre plastike. Ftalatet, p.sh. gjenden në PVC, agjent plastifikues i përdorur gjerësisht në treg. Ftalatet janë në gjendje të imitojnë veprimin e estrogjenit, duke shkaktuar dëme të mëlçisë, veshkave dhe mushkërive.  

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC