dhj52016
Mbi 13.3% e amerikanëve pinë marijuanë dhe nuk e perceptojnë si të dëmshme
Sipas një sondazhi të zhvilluar mes viteve 2002-2014 në rreth 500 mijë veta dhe të publikuar në revistën "The Lancet Psychiatry", amerikanët e rritur që përdorin marijuanën po shtohen ndërsa është në rënie numri i atyre që e perceptojnë si të dëmshme. Studimi që nuk ka gjetur asnjë rritje të prevalencës së abuzimit apo varësisë nga marijuana në koortën e ekzaminuar, nuk ishte në gjendje megjithatë të vlerësonte impaktin e legalizimeve të fundit mbi liberalizimin e kanabisit. Autorët e koordinuar nga Wilson Compton prej National Institute on Drug Abuse, kanë analizuar të dhënat e 596.500 personave mbi 18 vjeç që kanë marrë pjesë në sondazh duke zbuluar se përdorimi i kanabisit është rritur nga 10.4% në vitin 2002 në 13.3% në 2014-n.
Duke nxjerrë të dhënat në nivel popullate, autorët vlerësojnë se mes vitit 2002 dhe 2014, numri i të rriturve amerikanë që kanë pirë marijuanë për herë të parë është rritur nga 823 mijë në 1.4 milionë përballë një numri të përgjithshëm konsumatorësh të kanabisit të rritur nga 21.9 në 31.9 milionë në 12 vjet.
"Një rritje e tillë lidhet me faktin që gjithnjë e më pak persona perceptojnë një risk të dëmeve në shëndet për shkak të marijuanës dhe konkretisht numri i personave ka rënë nga 50.4% në 33.3%", shkruajnë kërkuesit, duke shtuar se prevalenca për abuzim apo varësi nuk ka pësuar variacione, duke mbetur e qëndrueshme në 1.5%.
Në një editorial komentues Wayne Hall nga Universiteti i Queensland në Australi, shkruan: "Rritja e prevalencës së konsumit të kanabisit verifikohet në një periudhë kur shumë shtete amerikane kanë legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor, para se katër shtete ta legalizonin edhe për përdorim rekreariv në 2014". Sipas editorialistit është shumë herët për të nxjerrë përfundime për ndryshime normative mbi normat e konsumit të kanabisit dhe efekteve të tij të dëmshme, por është e mundur që të dyja të shtohen. "Për ta verifikuar është e nevojshme të vazhdohet të monitorohet përdorimi i kanabisit në shkallë të gjerë, jo vetëm te të rriturit por edhe mes adoleshentëve", përfundon Hall.
Lancet Psychiatry 2016. doi: 10.1016/S2215-0366(16)30208-5http://www.thelancet.com/pdfs/journals/lanpsy/PIIS2215-0366(16)30208-5.pdf
Lancet Psychiatry 2016. doi: 10.1016/ S2215-0366(16)30270-Xhttp://www.thelancet.com/pdfs/journals/lanpsy/PIIS2215-0366(16)30270-X.pdf