Mirëqenie

shk92017

Risk më i ulët për abort spontan nëse keni të vjella dhe të përziera

Të përzierat e shoqëruara ose jo me të vjella, janë të zakonshme në shtatzëni dhe janë të pranishme 1/8 e grave. Por sipas një studimi të publikuar disa javë më parë në Jama Internal Medicine nga Enrique Schisterman prej  institutit kombëtar të Child Health and Human Development në Bethesda në Meriland, këto simptoma lidhen me një risk të reduktuar për abort spontan. Në një përfundim të tillë, autorët arritën pasi zhvilluan një analizë post-hoc për të ekzaminuar praninë e një lidhjeje mes të përzierave, të vjellave dhe abortit spontan duke u bazuar në të dhënat e një koorte prej 797 grash me një ose dy aborte  të mëparshme dhe të regjistruara në një trial klinik të mëparshëm.

"Kemi monitoruar praninë e një kuadri simptomatologjik ku mbizotëronin të përzierat, me pyetësorë të veçantë dhe me një ditar të mbajtur gjatë periudhës së shtatzënisë", shpjegon autori. Dhe pas përllogaritjeve, shtatzënitë e përfunduara me një abort brenda koortës së analizuar ishin 188.
"Në javën e dytë të shtatzënisë rreth 18% e pjesëmarrëseve, 73 në 409, raportonte të përziera pa të vjella. Të vjellat bashkë me të përzierat ishin të pranishme në 2.7% të grave (11 në 409). Përqindje që në javën e shtatë u rritën respektivisht me 57.3% (254 në 443) dhe 26.6% (118 në 443) të grave shtatzëna", saktësojnë kërkuesit. Rezultatet e studimit sugjerojnë praninë e një lidhjeje mes të përzierave vetëm ose të shoqëruara me të vjella dhe një reduktim mes 50-75% të mundësive për të pasur një abort spontan, të paktën te gratë me një ose dy aborte të mëparshme edhe pse mekanizmat në bazë të kësaj lidhjeje janë ende argument diskutimi.

"Mbetet fakti se ky është studimi i parë që konfirmon se të përzierat dhe të vjellat nuk duket se janë  vetëm një shenjë e shtatzënisë, por mund të shihen edhe si tregues i një risku më të vogël për abort spontan", përfundon  Schisterman.

 

Jama Internal Medicine 2016. doi:10.1001/jamainternmed.2016.5641http://archinte.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamainternmed.2016.5641


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC