pri262023
Diabeti gjestacional. Mënyrat për ta parandaluar që para shtatzënisë
Aktiviteti fizik nën mbikëqyrjen e personelit shëndetësor redukton incidencën e diabetit melit gjestacional te gratë shtatzëna, sipas një studimi të botuar në "Journal of Maternal-Fetal & Neonatal Medicine".
"Diabeti melit gjestacional (GDM), karakterizohet nga mosfunksionimi i ruajtjes së homeostazës së glukozës dhe njihet si ndërlikimi metabolik më i zakonshëm i lidhur me shtatzëninë, i aftë të çojë në rezultate klinike të pafavorshme për si për shëndetin e nënës ashtu edhe të fetusit. Edhe pse rishikimi i rezultateve të prodhuar nga studimet e kontrolluar me përzgjedhje rastësore (RCT) mbi këtë temë ka arritur në përfundimin se aktiviteti fizik i kryer rregullisht mund të zvogëlojë incidencën e GDM-së gjatë shtatzënisë, ne ende nuk e dimë se cila është koha optimale e ndërhyrjes në lidhje me fazat tremujore", shpjegon Brynmor Breese nga Universiteti i Plymouth në Britani, autor kryesor i studimit.
Për të sqaruar më mirë situatën, studiuesit analizuan ndërveprimin ndërmjet kohës dhe vëllimit të aktivitetit fizik nën mbikëqyrje në reduktimin e incidencës së GDM-së gjatë shtatzënisë. Në analizë u përfshinë 20 studime me 6732 pjesëmarrëse gjithsej. Ekspertët zbuluan se aktiviteti fizik nën mbikqyrjen e personelit shëndetësor uli rrezikun për GDM krahasuar me kujdesin standard prenatal të nisur brenda tremujorit të parë të shtatzënisë duke grumbulluar >600 MET x min x javë-1 aktivitet fizik. Gratë me indeks të masës trupore (IMT) prej 25 kg/m2 përjetuan reduktimin më të madh të rrezikut për GDM pas kryerjes së aktivitetit fizik nën mbikëqyrje.
"Ne rekomandojmë që gratë shtatzëna të arrijnë një minimum prej 600 MET x min x javë-1 aktivitet fizik gjatë tremujorit të parë në mënyrë që të reduktojnë mundësitë për të zhvilluar GDM. Arritja e një IMT-je të shëndetshme para shtatzënisë është gjithashtu një përcaktues kryesor i parandalimit të GDM-së nëpërmjet aktivitetit fizik", përfundojnë autorët.
Journal of Maternal-Fetal & Neonatal Medicine 2023. Doi: 10.1080/14767058.2022.2155043
https://doi.org/10.1080/14767058.2022.2155043