Mirëqenie

sht262023

Taurina. Të dhëna të reja mbi efektin kundër plakjes

Sipas një studimi të publikuar qershorin e kaluar në revistën "Science", plotësimi i taurinës mund të ngadalësojë plakjen. Dihet se përqendrimi i taurinës në gjak zvogëlohet me kalimin e moshës te minjtë, majmunët si dhe te njerëzit. Megjithatë, të dhëna eksperimentale në dispozicion (veçanërisht për njerëzit) që e mbështesin këtë teori. 

Taurina, një aminoacid gjysmë thelbësor

Për të kuptuar efektin e këtij fenomeni në proceset e plakjes, një popullate minjsh meshkuj dhe femra në moshë të mesme iu administrua një tretësirë taurine një herë në ditë deri në fund të jetës së tyre. Subjektet e ushqyer me taurinë - të të dy gjinive - mbijetuan më gjatë se minjtë e kontrollit, të cilët nuk morën taurinë. A

jo që studiuesit regjistruan ishte një rritje prej 10-12% në jetëgjatësinë mesatare dhe një rritje prej 18-25% në jetëgjatësinë në 28 muaj. Taurina është një aminoacid gjysmë esencial i pranishëm në një pjesë minimale në disa ushqime me origjinë shtazore dhe të cilin organizmi i rritur është në gjendje ta sintetizojë duke filluar nga metionina dhe cisteina (për shkak të strukturës së tij nuk përfshihet në strukturat proteinike). Biosinteza ndodh kryesisht në mëlçi, veshka dhe në një masë më të vogël, në tru. Përdoret si suplement në pijet energjike dhe të dhënat e literaturës i referohen efekteve të saj antioksiduese dhe neuroprotektive, duke nënvizuar marrëdhënien me shëndetin.

Taurina ndikon në reduktimin e plakjes qelizore

Deri më sot nuk dihet nëse përqendrimet e taurinës në gjak ndikojnë në plakje dhe si. Duke iu rikthyer eksperimentit me minjtë, plotësimi i taurinës duket se jo vetëm ka ndikuar pozitivisht në kohëzgjatjen, por edhe në cilësinë e jetës, për sa i përket shëndetit. Studiuesit vunë re, në fakt, një përmirësim në densitetin e kockave, funksionalitetin e muskujve, pankreasit, trurit (kujtesës), intestinit dhe sistemit imunitar. I njëjti rezultat u vu re edhe te majmunët.

Për të kuptuar nëse efekti e kapërceu specien, u testuan gjithashtu pasojat e suplementeve te krimbat dhe majat. Ndërsa nuk u pa asnjë ndryshim në jetëgjatësinë replikative në majat njëqelizore, te krimbat kishte. Si funksionoi integrimi? Duke reduktuar plakjen qelizore, duke mbrojtur kundër mungesës së telomerazës, duke shtypur mosfunksionimin mitokondrial, duke zvogëluar dëmtimin e ADN-së dhe duke zbutur shënjuesit e inflamacionit në gjak - të gjitha proceset që lidhen me plakjen.

Obeziteti dhe hipertensioni me nivele të ulëta taurine

Sipas studiuesve, nevojiten studime të mëdha me përzgjedhje rastësore për të kuptuar marrëdhënien midis taurinës dhe plakjes te njerëzit. Edhe pse, duke u nisur nga një studim i mëparshëm në të cilin u mblodhën dhe u analizuan mostrat e gjakut nga 12,000 pjesëmarrës europianë mbi 60 vjeç, ata u përpoqën të vlerësonin lidhjen midis disa shënjuesve shëndetësorë dhe taurinës. Ata panë se obeziteti abdominal, hipertensioni, inflamacioni dhe prevalenca e diabetit të tipit 2 ishin më të larta te njerëzit me përqendrime më të ulëta të taurinës. Gjatë një periudhe ushtrimesh fizike, përqendrimi i taurinës në gjak u rrit, gjë që mund të shpjegojë pse aktiviteti fizik ka efekte kundër plakjes në trup.

"Gjatë 25 viteve të fundit, shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë faktorë që jo vetëm na lejojnë të jetojmë më gjatë, por edhe të na mbajnë të shëndetshëm për më gjatë", tha autori kryesor i studimit Vijay Yadav nga Universiteti i Kolumbisë.

"Të dhënat e deritanishme janë inkurajuese, por ende larg një përgjigjeje të caktuar: ajo që mbetet për t'u kuptuar është se si funksionon taurina në trup dhe ndryshimet midis kafshëve të ndryshme, përfshirë njerëzit", përfundojnë studiuesit.

 

Francesca De Vecchi
Teknologe ushqimore

Singh P, Gollapalli K, Mangiola S et al. Taurine deficiency as a driver of aging. Science, 2023, Vol. 380, Issue 6649. 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC