maj262014
Të dhëna bindëse në lidhje me statinat, në respekt të jetës së shëndetshme
National Lipid Association (NLA), institucion ekspertësh të statinave që promovon menaxhimin korrekt të dislipidemisë, ka publikuar tek Journal of Clinical Lipidology, raportin e përditësuar mbi sigurinë e statinave, i parafundit ishte në 2006. Ky vlerësim analizon problemet e shfaqura vitet e fundit lidhur me funksionin e tyre hipokolesterolizues, dhe rezultojnë ndër më të shiturat në BE si parandaluese të sëmundjeve kardiovaskulare. Duke u bazuar në numrin e konsiderueshëm të pacientëve ku janë përshkruar statinat (bazuar në protokollet e reja të American College of Cardiology, dokumenti i NLA jep të dhëna pohuese pavarësisht informacioneve të pafavorshme të shkruara në masë nga mediat. Monitorimi ka rivlerësuar profilin e sigurisë së statinave të ekzaminuara ne 6 fronte: performancat konjuktive, rrezikun e diabetit, funksionin hepatik, simptomat muskulare, nderveprimet farmakologjike dhe reaksionet e intolerancës. Task Forca e ngarkuar në vlerësimin e pikës se parë, vendosi që nuk është e nevojshme të vlerësohen pacientët përpara fillimit te kurës sepse statinat nuk kanë demonstruar situata te padëshirueshme mbi funksionet konjuktive, të cilat mund të përkeqësohen me rritjen e moshës. Në lidhje me diabetin, një metanalizë ka treguar një rritje modeste ndërmjet përdoruesve, përfshirë nga 10 deri 12 %, në vecanti në rastet e marrjes së statinave më të forta, megjithatë raporti risk/benefit mbi parandalimin e kardiopatisë mbetet favorizuese ne këtë kategori pacientësh. Ekspertët rekomandojnë ndjekjen e terapisë dhe në rastet e shfaqjes së diabetit, duke synuar ne kontrollin e peshës, modifikimin e të ushqyerit dhe stilit të jetesës. Statinat gjithashtu nuk duken përgjegjëse të ndonjë variacioni patologjik në nivelin e enzimave hepatike, megjithatë klinicistëve ju ofrohet një algoritëm për menaxhimin e trajtimit në rastin kur verifikohet një rritje e padëshirueshme e bilirubinës apo të ngjashmeve. Së fundmi efekti i kundërt më klasik, mialgjia, që godet deri në 5 % të pacientëve ne studimet klinike të kontrolluara dhe 29 % të atyre të përfshirë në gjykimet vëzhguese. Shpeshherë është e mjaftueshme të modifikosh dozimin ose llojin e statinës, siç udhëzojnë autorët , për të reduktuar shfaqjen e dhimbjes muskulare dhe rrezikun e intolerancës ndaj këtyre hipokolesterolizuesve. Përse ndikon tek farmacistët: reduktimi i niveleve te kolesterolit arritur nga statinat, është nje strategji e vlefshme në parandalimin kardiovaskular, shoqëruar me modifikime të stilit të jetesës.