Farmaci

nën272024

Klaudikacioni intermitent. Një mundësi e re terapeutike

Një ekip studiuesisht nga Universiteti Illinois të udhëhequr nga Eduardo Ramacciotti, kanë studiuar efektivitetin e rivaroxabanit të kombinuar me aspirinën për përmirësimin e ecjes në këmbë te pacientët e prekur nga klaudikacioni intermitent, një gjendje e shkaktuar nga sëmundja arteriale periferike (PAD). Studimi, i publikuar në NEJM Evidence, ka treguar rezultate premtuese duke sugjeruar një përmirësim të ndjeshëm në distancën e përshkuar gjatë testit 6-minutësh të ecjes.

Në studim morën pjesë 88 pacientë të prekur nga klaudikacioni intermitent, të ndarë në dy grupe: i pari mori 2.5 mg rivaroxaban të kombinuar me 100 mg aspirinë dy herë në ditë, ndërsa i dyti vetëm aspirinë. Pas 24 javësh, rezultatet ishin të qarta: grupi i trajtuar me rivaroxaban tregoi një përmirësim mesatar prej 89 metrash në testin e ecjes 6-minutëshe, krahasuar me 21 metra në grupin e trajtuar vetëm me aspirinë.

Nuk u raportuan ngjarje të mëdha hemorragjie për asnjërin nga grupet, duke sugjeruar kështu se trajtimi ishte i sigurt për aq kohë sa zgjati studimi.

Duke qenë se studimi përfshiu një numër relativisht të vogël pacientësh dhe kohëzgjatja e tij e shkurtër (24 javë) mund të mos e tregojë plotësisht efektivitetin dhe sigurinë e trajtimit në terma afatgjatë. Për më tepër, mungesa e vlerësimeve specifike të cilësisë së jetës kufizon të kuptuarit e ndikimit të trajtimit në simptomat e përgjithshme të klaudikacionit, siç theksohet edhe nga autori i editorialit shoqërues, Charles de Mestral nga Universiteti i Torontos. "Megjithëse rezultatet tregojnë përmirësime në distancën e përshkuar në këmbë, do të ishte e dobishme të përfshiheshin masa më të gjera për të garantuar mirëqenien e përgjithshme të pacientëve", përfundon de Mestral.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC