Farmaci

shk172023

Polipilula kundër faktorëve të rrezikut kardiovaskular nuk e redukton rënien konjitive

Një analizë sekondare e Studimit Ndërkombëtar Polycap (TIPS-3), e botuar në "JAMA Neurology", ka treguar se një polipilulë që synon faktorët e rrezikut vaskular, e përdorur vetëm ose e kombinuar me aspirinën, nuk e ngadalëson rënien konjtive, krahasuar me placebon.

"Ne shpresonim se adresimi në të njëjtën kohë i faktorëve të shumtë të rrezikut do të reduktonte rënien konjitive, edhe pse ende nuk e kemi konfirmimin për këtë në lidhje me vlerësimet konjitive, pavarësisht se kemi vënë re një përmirësim nga aspekti funksional", shpjegon Jacqueline Bosch nga Universiteti McMaster në Hamilton, autore kryesore e studimit. 

Sipas analizës primare të studimit, polipilula, e cila merret një herë në ditë dhe përmban katër barna për të ulur presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit LDL, reduktoi ngjarjet kryesore kardiovaskulare të padëshiruara me 21%, krahasuar me placebon te të moshuarit.

Kombinimi i polipilulës me aspirinën (75 mg/ditë) solli një reduktim edhe më të madh të rrezikut, duke arritur në 31%. Megjithatë, studiuesit në këtë studim u fokusuan në rezultatet konjitive dhe ato funksionale, duke analizuar të dhënat e 2098 të rriturve nga tetë vende të ndryshme, pjesëmarrës në TIPS-3.

Vlerësimet konjitive përfshinin Montreal Cognitive Assessment (MoCA), një vlerësim i besueshëm me 30 artikuj për dëmtime të lehta njohëse, Digit Symbol Substitution Test, për të vlerësuar shpejtësinë psikomotore dhe vëmendjen dhe funksionin ekzekutiv, dhe Trail Making Test pjesa B, për të vlerësuar vëmendjen. Statusi funksional u vlerësua duke përdorur vlerësimin standard të aktiviteteve ditore globale me 15 artikuj (SAGEA), që lidhet me aftësinë për të kryer aktivitete normale të përditshme.

Gjatë një ndjekjeje pesëvjeçare, nuk u vunë re dallime të rëndësishme midis grupeve të trajtimit dhe grupeve placebo në numrin e njerëzve që përjetuan një rënie të konsiderueshme në funksionin konjitiv ose demencë.

Megjithatë, pati një ngadalësim domethënës të rënies funksionale siç matet nga SAGEA për pacientët që morën polipilulën krahasuar me ata që morën placebon dhe ata që morën polipilulën të kombinuar me aspirinë kundrejt placebos së dyfishtë.

Sipas autorëve, nevojiten studime më të mëdha me ndjekje më të gjatë për të zbuluar ndryshimet e vogla përsa i përket statusit konjitiv, ë mund të jenë ende relevante në nivel popullsie.

 

JAMA Neurology 2023. Doi: 10.1001/jamaneurol.2022.5088
http://doi.org/10.1001/jamaneurol.2022.5088


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC