maj262014
Raporti OBSH: rezistenca ndaj antibiotikëve është një kërcënim real
Një preokupim jo i së ardhmes por aktual, sot prezent në çdo vënd të botës është rezistenca ndaj antibiotikëve, sipas raportit të ri të Organizatës Botërore të Shëndetit në Itali (OBSH). " Antibiotikë-rezistenca verifikohet kur antibiotikët bëhen pak efikasë ose të panevojshëm kundër infeksioneve, dhe është tashmë një ndër kërcenimet kryesore për shëndetin human ne nivelin botëror" afirmon Shin Young-soo, drejtor gjeneral i OBSH per Pacifikun Perëndimor, duke kujtuar se rezistenca ndaj antibakterëve rrit kohën e shtrimit në spital, kostot e asistencës shëndetësore dhe vdekshmërinë. "Përdorimi i gjërë dhe jo i duhur i antibiotikëve tek qëniet njerëzore dhe tek kafshët, është i zakonshëm jo vetëm në disa vënde të Pacifikut Perëndimor, por dhe në shumë vende të botës" vazhdon funksionari OBSH. Abuzimi behet një kërcënim akoma më i madh kur kombinohet me globalizimin: bizneset, udhëtimet, migrimet dhe turizmi mjekësor përhapin patogjenët multirezistentë në çdo vend të botës vetëm në pak ditë. Raporti OBSH përqëndrohet mbi rezistencën ndaj antibiotikëve të 9 bakterëve të ndryshëm, pergjegjës të sëmundjeve të rënda dhe të zakonshme si sepsi, diarre, pneumoni, infeksione urinare dhe gonore, ku rezultatet zgjojnë shqetësime të forta. Një shembull janë carbapenemi dhe klebsiella pneumonia, ndër shkaqet kryesore të infeksioneve spitalore si pneumonia dhe sepsi neonatal në terapi intensive. "Në disa vende carbapenemi janë jo efikasë në gjysmë e infeksioneve nga klebsiella" vëzhgon Young-soo, duke cituar dhe fluorokinolonin në trajtimin e infeksioneve urinare nga E.coli: në 1980 rezistenca ishte asgjë, por sot në shumë vënde kurimi është jo efikas në më shumë se gjysmën e rasteve. Një shembull tjetër, cefalosporinat e gjeneratës së tretë dhe gonorea: rezistenca përhapet në Australi dhe Japoni, por vihet re dhe ne Austri, Francë, Norvegji, Slloveni, Zvicër dhe Mbreterinë e Bashkuar. Europa është në linjë me pjesën tjetër të botës, për rezistencën e E.coli dhe K.pneumonia ndaj cefalosporinës, fluorokinoloni, aminoglikosidi dhe carbapenemi me rezistenca shpesh të kryqëzuara që krijojnë baktere multi-rezistentë. Antibiotikë-rezistenca në Bashkimin Europian, është më e përhapur në vendet meridionale dhe orientale. Disa vënde janë përballur me problemin, por në disa të tjera duhet një higjenë më e mirë, hyrja e ujit të pijshëm, kontrolli i infeksioneve në strukturat sanitare dhe një program vaksinimi. Por për të parandaluar një rritje të mëtejshme të antibiotikë-rezistencës, shërbejnë dhe nderhyrjet në përdorimin e antibiotikëve dhe kontrolli i infeksioneve në spitale dhe territore. Raporti OBSH që përfshin informacione mbi rezistencën në trajtimet e infeksioneve si Hiv, malaria, tuberkulozi dhe gripi, na jep një vizion të plotë dhe të përditësuar rreth kësaj teme, bazuar në të dhënat e 114 vëndeve.