Farmaci

maj282014

Farmacist33 është i pari shërbim azhornimi për farmacistët shqiptarë, botuar nga LIFE

Farmacist 33 është një portal informacionesh të përditësuara, drejtuar farmacistëve shqiptarë, misioni i të cilit është të informojë në mënyrë të pavarur mbi aktualitetet rreth gjithçkaje që ndodh në botën farmaceutike: zhvillime në profesionin e farmacistëve; përparimet e mjekësisë dhe farmakologjisë; konsulencë për pacientët; pikëpamjet ligjore.
Lexuesi informohet rreth: të rejave legjislative që i përkasin profesionit të tij dhe normativave me interes përsa i përket barnave dhe medical device; formimit dhe mundësive profesionale. Tepër rëndësi i jepet dhe ndërveprimit të profesionistëve (mjek apo farmacist) nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave mjekësore (në blog) dhe komentimit të materialeve. 

Rubrikat e ofruara:

Download center:
mundëson shkarkimin falas të materialeve shkencore në fushën e mjekësisë.
Tabela e njoftimeve: i rezervohet shkëmbimit të njoftimeve dhe informacioneve midis përdoruesve, për zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre profesional.
Barna te reja: lista e rifreskuar e preparateve mjekësore që qarkullojnë në tregun shqiptar.

Medikey është komuniteti më i gjërë online i profesionistëve të shëndetit. Aksesi në këtë bankë të dhënash realizohet nëpërmjet një regjistrimi të thjeshtë që ruan privatësinë. Ky regjistrim falas i ofron përdoruesit çelësin (username, password) për të hyrë automatikisht në seksionet e ofruara.

Codifa, sistemi më i plotë informativ farmaceutik, është një fjalor i mirëfilltë i barnave dhe produkteve mjekësore, risia e të cilit konsiston në informacione të detajuara mbi ndërveprimin e barnave. 

Botuesi
LIFE është e para shtëpi botuese në Shqipëri e specializuar në fushën e profesionistëve të shëndetit, që ka lindur nga një bashkëpunim me EDRA LSWR
LIFE ka si pikësynim të jetë në Shqipëri një pikë referimi për të gjithë profesionistët e shëndetit. Duke prurë në Shqipëri produkte që kanë rezultuar të suksesshme në Itali si doktor33.al; farmacist33.al, simotrat e të cilave (doctor33.it, farmacista33.it) kanë ndryshuar panoramën kulturore të shëndetësisë Italiane.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC