qer62014
Bakteret rezistentë ndaj antibiotikëve gjënden dhe në shtëpitë tona
Bakteret rezistentë ndaj antibiotikëve vazhdojnë të përhapen dhe nuk gjënden vetëm nëpër spitale. Këtë e demonstron një studim i publikuar në Pnas sipas të cilit stafilokoku aureus-meticilinos-rezistent, fillimisht prezent vetëm në spitale, po popullon gjithmonë e më shumë vëndet e banimit. Anne CatrinUhlemann, kërkuese në departamentin e mjekësisë, në pavionin e sëmundjeve infektive të Qëndrës Mjekësore të Universitetit të Kolumbias në New York, është autorja e parë e artikullit: SAMR, klasifikuar vitin e kaluar nga qëndrat e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve si kërcënim i vazhdueshëm i shëndetit publik, deri 20 vite më parë gjëndej në spitale apo agrikulturë por tani gradualisht po përhapet në komunitet, fillimisht në mjediset publike deri në shtëpitë e njerëzve në të gjithë vendin. Ky studim gjithashtu ka zbuluar që banesat e infektuara nga SAMR të 161 rezidentëve të New York ishin serbatorë të mëdhenj të bakterit. Lloji i identifikuar nga kërkuesit i quajtur USA300, është një nga shkaktarët kryesorë të infeksioneve në Amerikë dhe nisur nga banesat e këtyre të fundit është përhapur së tepërmi. "Bazuar në rezultate SAMR është bërë endemik dhe në familje duke na dhënë mundësinë ta monitorojmë" vazhdon kërkuesja. Bakteret përhapen praktikisht nga çdo gjë që prekim, nga çarçafët deri tek elektroshtëpiaket dhe duke mos kuptuar mirë mënyrën se si bakteri transferohet nga një sipërfaqe në tjetrën është vënë re që çdo objekt i kontaminuar mund të sterilizohet nga larja me ujë dhe klor. "Nuk duhet vetëm të shërojmë personat e infektuar por dhe të largojmë bakteret nga shtëpitë e tyre" nënvizon Uhlemann, duke kujtuar se në favorizimin e përhapjes së tyre një rol të rëndësishëm luan përdorimi i tepruar i antibiotikëve të cilët zgjedhin llojet rezistente. "Megjithëse shkalla e infeksioneve nga SAMR është reduktuar pothuaj 50% nëpër spitale, përhapja e bakterit në komunitet sëbashku me të dhe qindra baktere të tjerë rezistentë ndaj antibiotikut, vazhdon të shkaktojë tepër preokupim" përfundon kerkuesja.