Farmaci

qer192014

Një Task Forcë kundër multi-rezistentës

Kërkuar nga shumë palë si një emergjencë planetare, fenomeni i multi-rezistencës ndaj antibiotikëve bindi kryeministrin e Bashkimit Europian dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të krijonin në vitin 2009 një Task Forcë Transatlantike (TATFAR). ''Objektivi është të studiojë shkaqet dhe të vë në jetë strategjitë e nevojshme për të kënaqur 17 rekomandimet e bëra për nxitjen e përdorimit të përshtatshëm të këtyre barnave dhe parandalimin e rezultateve negative. Gjatë pesë viteve të fundit ekspertët janë mbledhur rregullisht në një Raport Progresi, publikuar tashmë në faqen e internetit të Agjensisë Europiane për Barnat, ku përmblidhet puna ebërë. Në Europë evidentohen rreth 25.000 vdekje në vit për shkak të antibiotikë-rezistencës.Kjo shifër na tregon se sa serioze është situata, prania e mikroorganizmave gjithnjë e më rezistentë ndaj barnave konsiderohet një kërcënim serioz, tashmë dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Azhornimi i Task Forcës Transatlantike fokusohet kryesisht në shkaqet e rezistencës, të identifikuara me rritjen e shpejtë të keq përdorimit dhe abuzimit të antibiotikëve dhe nga ana tjetër nga mungesa e investimeve në kërkimet e antimikrobialëve të rinj. Ekspertët pohojnë se në qoftë se nuk ndryshojmë drejtim, vetëm 70 vjet pas futjes së antibiotikëve, gjeneratat e reja nuk do të kenë armë në dispozicion për të luftuar infeksionet më të parëndësishme, të tilla si gërvishtja e gjurit. Praktika e mjekësisë gjithashtu do ta ketë të vështirë të miratojë proçedura të reja dhe të bëjë  progres për shkak të antibiotikë-rezistencës. Në këtë luftë komplekse kundër baktereve një rol vendimtar do të ketë dhe zhvillimi i protokolleve të përbashkëta për përdorimin e antibiotikëve në spitale, që bazohet në të dhënat më të fundit të publikuara nga Cochrane Collaboration si dhe në Njësitë e Vlerësimit të krahasueshme në nivel internacional, DDD (Defined daily dose) dhe DOT (ditët e terapisë). Thelbësore do të jenë dhe monitorimi i përdorimit të antibiotikëve në sektorin e veterinarisë dhe ushqimit të kafshëve (në lidhje me rrezikun e rezistencës transmetuar tek njerëzit), shpërndarja e informacionit rreth përdorimit të duhur dhe nisma të tjera të organizuara për të rritur kontrollin kundër rreziku të humbjes së një lufte që mjekësia kishte fituar tashmë shkëlqyeshëm.
Përse ka rëndësiroli i farmacistit: Italia është një nga vendet kryesore në konsumimin e tepruar të antibiotikëve.Farmacisti është figura ideale për transmetimin e informacionit tek publiku, mbi dobinë e këtyre barnave dhe rreziqet e ndërprerjes së terapisë përpara kohës së këshilluar.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC