Farmaci

kor212014

Nëse ndryshojmë formën e barit, trajtimi ka të ngjarë mos merret

Një bar xhenerik nuk është më pak i sigurtë se një bar origjinal: legjislacioni përcakton që ai duhet të përmbaj të njëjtin princip aktiv, të ketë të njëjtën njësi të dozimit, të demonstroj nëpërmjet studimeve të duhura ekuivalencën terapeutike dhe të kushtoj të paktën 20% më pak. Megjithatë ligji i lejon kompanive të prodhimit të barit xhenerik për të bërë ndryshime në përbërjen e eksipientëve, në pamje, në ngjyra dhe në madhësinë e barit, liri që mund të ndikoj negativisht në respektimin e trajtimit të pacientit i cili nuk është në gjendje të pranoj ndryshimin. Për të paraqitur problemin është një studim rreth një grupi pacientësh kardiopatikë të cilëve ju ishte përshkruar një trajtim post-infarkti me barna xhenerike. Kërkuesit në Brigham dhe Woman's Hospital (BWH), nënshkrues të kërkimit të publikuar në Annals of Internal Medicine, kanë rregjistruar një rritje të ndërprerjes së trajtimit kur pacientëve u janë propozuar barna xhenerike në vendin e atyre origjinale. Mundësia e mospërputhjes varej 34% nga ndryshimi i ngjyrës së tabletës dhe 66% nga forma. Beta-bllokuesit, ACE inhibitorët, statinat janë principe aktive thelbësore në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare pas infarktit. Meqënëse vendimi për të ndaluar trajtimin mund të rris sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, është e nevojshme të marren të gjitha masat e nevojshme derisa pacientët të ndjehen të sigurtë edhe nëse përdorin xheneriket. 

Përsë është i nevojshëm farmacisti: barnat xhenerike plotësojnë kërkesat themelore të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të barnave origjinale por është e rëndësishme tu dedikohet kohë pacientëve të cilët janë të frikësuar se nuk marrin trajtimin e përshtatshëm.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC