Farmaci

kor222014

Ndërveprimet barna-ushqime: AIFA rekomandon udhëzimet e EMA dhe FDA

Ginsengu, bima e San Giovannit, pompelmo, likuiricia, çokollata dhe alkooli janë vetëm disa midis ushqimeve, pijeve dhe suplementeve që mund të ndërhyjnë mbi efikasitetin, përthithjen dhe efektin trajtues të një bari duke rrezikuar suksesin e një trajtimi. Kjo është ajo që raportojnë dy linja udhëzuese, një nën kujdesin e Emës dhe përditësuar në vitin 2013 dhe tjetra e kohëve të fundit e propozuar nga Food and Drug Administration, të dyja të sugjeruara nga AIFA. "Ushqimet dhe pijet" shkruan AIFA në një deklaratë, "mund të ndikojnë në përthithjen, metabolizmin, biodisponibilitetin dhe sekretimin e barit, duke e bërë atë të paefektshëm, apo duke shtuar toksicitetin apo një efekt anësor të veçantë ose duke shkaktuar efekte të rënda anësore". Kush merr një trajtim mjekësor duhet të ndjek me kujdes udhëzimet në fletën e instruksioneve dhe rekomandimet e mjekut që përshkruan recetën dhe të konsultohet me mjekun ose farmacistin për çdo dyshim që ka të bëjë me mënyrën e marrjes së barit dhe ndërveprimeve të mundshme me ushqimet dhe pijet gjatë kohës të trajtimit. "Ai jep disa shembuj: alkooli mund të plotësojë ose të zvogëlojë efektin e shumë barnave. Lëngu i pompelmos duhet të shmanget nëse jeni duke marrë barna si ciklosporina, buspironi, kinina (kundër malaries), triazolam dhe disa  barna kalcium-antagonist, antistaminikë dhe për hipertensionin. Likuiricia nëse merret me barna me bazë digoksinën, përdorur për të trajtuar insufiçencën kardiake kongjestive dhe anomalitë e ritmeve kardiake, mund të rris rrezikun e toksifikimit. Ajo mund të ul dhe efektivitetin e barnave për presionin e gjakut ose diuretikët (duke përfshirë hidroklorotiazidin dhe spironolaktonin).Frenuesit e monoaminë oksidazës (MAO) nuk duhet të merren me sasi të tepruar çokollate. Kafeina që përmban çokollata mund të ndërveproj me stimulues të caktuar (metilfenidati), duke rritur efektin e tyre, ose mund të kundërshtoj efektin e qetësuesve-hipnotik (zolpidem). Dhe më pas vijnë ndërveprimet me suplementet p.sh bima e San Giovannit (iperik perforatum) është një induktues i enzimave hepatike dhe mund të ul përqendrimin në gjak të barnave si digoksina, lovastatina dhe sildenafil. Marrja e vitaminës E me një bar që fluidifikon gjakun si warfarin,  rrit aktivitetin antikoagulues duke shtuar rrezikun e hemorragjisë. Edhe ginseng mund të ndikoj në efektet hemoragjike të warfarin. Për më tepër mund të forcoj efektet hemoragjike për heparinën, aspirinën dhe barnat anti-inflamatore si ibuprofen, naproksen, ketoprofen. Kombinimi i ginseng me frenuesit MAO mund shkaktoj dhimbje koke, çrregullime të gjumit, nervozizëm dhe hiperaktivitet. Ginkgo biloba në doza të larta redukton efektivitetin e terapisë antikonvulsivante në pacientët që marrin barna për kontrollin e krizave epileptike si ato me bazë karbamazepinë dhe acidin valproik. Nga ky risk nuk do të shpëtojnë barnat që mund të kenë ndërveprime midis tyre dhe që janë objekt i vëmendjes nga kompanitë farmaceutike dhe Agjensitë Rregullatore që në fazat e hershme të zhvillimit të barit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC