gus12014
Alarm GB: substanca toksike dhe të paligjshme në produktet djegës-yndyrnash
Pas kremrave "scioglipancia" janë dhe produktet djegës-yndyrnash me efektet e tyre të dëmshme: sipas një artikulli të publikuar në Emergency Medicine rreth telefonatave sinjalizuese në National Poisons Information Service (NPIS), qendra kundër substancave helmuese në Mbretërinë e Bashkuar, në lidhje me produktet djegës-yndyrnash të përdorur nga body-builder apo në dieta të caktuara, të cilat janë shtuar shumë gjatë tre viteve të fundit. Faji qëndron tek 2,4-dinitrofenol ose DNP, një kompleks kimik që përdoret në prodhimin e ngjyruesve, konservuesve të drurit, eksplozivë dhe insekticide. Simon Thomas i Wolfson Unit of Clinical Pharmacology në Universitetin e Newcastle Upon Tyne në Mbretërinë e Bashkuar referon: "DNP i zhvilluar në vitet tridhjetë në SHBA si bar për dobësim, konsiderohet pothuajse legjendar nw rrethin e profesionistëve body-builder dhe të gjithë atyre që kërkojnë të humbin peshë në kohë të shkurtër. Por efektet e saj anësore përfshirë këtu insufiçenca multiple e organeve, sidomos kur merret në doza të larta, kanë shtyrë FDA të ndaloj përdorimin tek njerëzit që prej vitit 1938". Por fatkeqësisht ky produkt i paligjshëm për përdorim mjekësor është i disponueshëm në internet, quajtur nga disa si dieta e insekticidit, duke shkaktuar jo vetëm probleme shëndetësore por edhe vdekjen: të dhënat flasin për raste vdekjesh pas përdorimit të zgjatur të DNP në doza relativisht të vogla 1-4 mg/kg peshë trupore dhe doza vdekjeprurëse 14-43 mg/kg, doza pak më të larta se ato për dobësim. Në përpjekje për të vlerësuar përhapjen e dëmit nga përdorimi i DNP në Britaninë e Madhe, kërkuesit analizuan të dhënat e telefonatave të NPIS dhe të dhënat online të arkivit Toxbase midis 2007 dhe 2013, duke zbuluar nga 39 sinjalizimet e para rreth 30 incidente të ndryshme në meshkuj dhe gra mes moshave 15 dhe 45 vjeç. Një rritje e madhe episodesh evidentohet dhe nga raportet Toxbase, duke kaluar nga 6 në vitin 2011 në 35 në 2012, në 331 në 2013, me simptoma të tilla si temperaturë, takikardi, djersitje, të vjella, puçra, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje abdominale, ankth dhe dhimbje koke. Pesë persona humbën jetën për kolaps kardiovaskular apo hipertermi, katër nga të cilët kishin marrë doza të larta të DNP. Thomas përfundon: "Këto rezultate tregojnë një rritje të numrit të rasteve të lidhura me DNP pavarësisht paralajmërimeve rreth efektet të saj të dëmshme të nxjerra nga Food Standards Agency (FSA)në nëntor 2012 dhe tetor 2013. FSA tani është duke punuar me policinë dhe autoritetet lokale për të luftuar shitjen e DNP, në përpjekje për të frenuar rastet e helmimeve të rënda dhe vdekjeve".