gus72014
Oritavancina: një dozë e vetme lufton infeksionet e lëkurës
Sipas një studimi të Duke University në luftën kundër infeksioneve të mëdha të lëkurës, përfshirë edhe ato (MRSA), staphylococcu aureus meticilinë-rezistent, një atibiotik i ri endovenoz monodozë po aq efikas sa dhe infuzionet e kryera dy herë në ditë për më shumë se një javë të vankomicinës. Avantazh i barit është kapaciteti i tij për të anulluar një nga faktorët kryesor të rezistencës nga përdorimi i antibiotikëve: tendenca e pacientëve për të ndërprerë trajtimin menjëherë sa ndihen më mirë. "Në këtë mënyrë bakteret e mbijetuar mund të krijojnë rezistencë ndaj mjekimeve, por aktiviteti i zgjatur i oritavancinës e zgjidh problemin" thotë Ralph Corey, kërkues në Duke dhe bashkëautor i studimit të publikuar në New Engalnd Journal of Medicine (NEJM). Të dhënat e para mbi oritavancinën vijnë nga dy studime në fazën III të nisur në 2013, të cilat do ti prezantohen Food and Drug Administration si pjesë e kërkesës për aprovimin e barit. "Rezultatet e publikuara në NEJM i përkasin një prej dy studimeve të kryer ku morrë pjesë 475 pacientë të randomizuar për të marrë barin eksperimental dhe 479 të trajtuar me vankomicinë me skemën terapeutike prej dy infuzionesh në ditë për një javë ose më tepër. Efikasiteti i dy antibiotikëve në uljen e temperaturës dhe reduktimin e zonës së dëmtuar (plagës) me të paktën 20% brenda 48-72 orëve të trajtimit rezultoi i krahasueshëm edhe në mbartësit e infeksioneve MRSA. "Të kesh një bar monodozë, jo vetëm mund të parandalojë dhe reduktojë shtrimet në spital për infeksione të lëkurës por dhe limiton kohën e qëndrimit atje" përfundon kërkuesi.