Farmaci

tet302014

Ngjyruesit për permanent përmbajnë ende toluidinë

tags: TOLUIDINE
Parukierët kanë nivele të larta të substancave kancerogjene në gjakë, e lidhur kjo kryesisht me mënyrën dhe numrin e rasteve që ata u ndryshojnë ngjyrën e flokëve klientëve të tyre. Sipas këtij studimi të publikuar online në revistën Occupational & Environmental Medicine, ngjyruesit e përdorur për permanent përmbajnë toluidinë dhe amina aromatike, të cilave Bashkimi Evropian u ka ndaluar tregtimin pikërisht për shkak të efekteve të tyre kancerogjene. Për të arritur në këtë konkluzion studiuesit e departamentit të mjëksisë ambientale në Lund, Zvicër, matën nivelet e tuluidinës në gjakun e 295 parukierëve, të 32 klienteve që kryenin rregullisht lyerjen e flokëve dhe të 60 klienteve që nuk kishin përdorur ndonjë produkt në 12 e fundit muaj. "Matja e adducts të hemoglobinës, një klasë markuesish të përdorur për vlerësimin e ekspozimit afatgjatë të njerëzve ndaj aminave," shpjegon studiuesja Gabriella Johansson duke vënë në dukje se nivelet e këtyre komponimeve shkonin nga zero në 200 picograms për çdo gram gjakë, pa dallime të rëndësishme në të tre grupet. "Stilistët e flokëve janë klasifikuar si punëtorë me rrisk në rritje për shfaqjen e kancerit nga prania e toluidinës dhe shfaqin një prevalencë në rritje të kancerit të fshikëzës në krahasim me popullatën e përgjithshme", rinis Johansson, duke kujtuar se në vitin 1970 rreth 90% e ngjyra e flokëve përmbanin substanca kancerogjene. "Tani rregullat kanë ndryshuar dhe rregulloret janë bërë shumë të rrepta, por dyshimi mbetet. Dhe për të mbrojtur veten nga burimet potenciale të ekspozimit ndaj toluidinës është gjithmonë mirë që parukierët të veshin doreza para se të aplikojnë ndonjë ngjyrë apo i permanent", përfundon studiuesja. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC