Farmaci

dhj112014

Antibiotikët në shtatzëni dhe risku i obezitetit

Sipas një studimi të Universitetit të të Columbias (SHBA), fëmijët që janë ekspozuar ndaj antibiotikëve në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë shfaqin një rrezik më të madh të obezitetit në moshën 7 vjeç. Një përfundim tjetër i studimit ishte se fëmijët e sjellë në jetë me operacione cezariane, kanë mundësi më të mëdha për të qenë obezë. Rezultatet e kërkimit janë publikuar online nga revista ''International Journal of Obesity''.
Edhe pse studime paraprake kanë treguar se antibiotikët e administruar gjatë viteve të para të jetës lidhen me një rritje të riskut të obezitetit në fëmijëri, ky është studimi i parë që del në përfundimin se përdorimi i antibiotikëve në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë rrit riskun e obezitetit ndaj fëmijës. Antibiotikët kanë impakt mbi mikrobet e nënës dhe mund të hyjnë qarkullimin e fetusit nëpërmjet placentës. Studiuesit po fillojnë të kuptojnë se bakteret që zakonisht janë të pranishme në zorrën e trashë kryejnë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e shëndetit tonë, ndaj mungesa e ekuilibreve në këto popullata bakteriale mund të shkaktojë variete sëmundjesh. Sipas hipotezave, ndryshimet në transmetimin normal të baktereve nga nëna te fëmija mund ta venë në rrezik këtë të fundit dhe një nga këto risqe është obeziteti.
Studimi bazohet mbi të dhënat e marra nga gratë në periudhën e shtatzënisë, në shëndet të mirë dhe jo-duhanpirëse, të cilat u rekrutuan për studimin ''Northern Manhattan Mothers and Children Study" në Nju Jork, mes viteve 1998-2006. Nga 727 nënat e përfshira në studim, 436 bashkë me fëmijët e tyre u ndoqën deri në moshën 7 vjeç. Nga këta 436 fëmijë, 16% lindën nga nëna që përdornin antibiotikë në tremujorin e dytë e të tretë të shtatzënisë. Fëmijët që iu ekspozuan antibiotikëve gjatë kësaj periudhe, paraqitën një rrezik prej 84% më të lartë për obezitet në krahasim me ata që nuk u ekspozuan.
''Rezultatet tona mbi antibiotikët para lindjes dhe riskut të obezitetit të fëmijëve janë të reja, prandaj meritojnë vëmendjen e studimeve të ardhshme'', u shpreh Noel Mueller nga ''Mailman School of Public Health e dell'Institute of Human Nutrition'' nga ''Columbia University''. ''Nëse këto rezultate do të konfirmohen, nuk duhet të shkurajojnë  gratë në përdorimin e antibiotikëve kur janë të nevojshme nga këndvështrimi mjekësor, por është e rëndësishme të dihet se antibiotikët aktualisht përshkruhen në mënyrë të tepruar''. 
Edhe lindja cezariane, pavarësisht përdorimit të antibiotikëve pre-natale, është asociuar me një rrezik më të lartë prej 46% e obezitetit infantil. Në këtë rast, studiuesit kontrolluan për moshën e nënës, etninë, peshën e lindjes, seksin, ushqyerjen me gji gjatë vitit të parë dhe marrjen  e antibiotikëve gjatë shtatzënisë. ''Rezultatet tona përputhen me një seri artikujsh ku janë ekzaminuar të dhënat mbi lindjet çezariane. Ato japin prova të reja në mbështetje të hipotezës se prerja cezariane ndikon në mënyrë të pavarur mbi riskun e obezitetit infantil'', u shpreh Andrew Rundle, profesor i asociuar i epidemiologjisë në Columbia University.
Hipoteza që hidhet është se lindja nëpërmjet operacionit cezarian, në mënyrë të ngjashme me përdorimin e antibiotikëve gjatë shtatzënisë, mund të reduktojë transmetimin normal të baktereve nga nëna te fëmija dhe të çrregullojë ekuilibrin e mikrobiotës te fëmija. ''Janë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të kuptuar se si lloji i lindjes, përdorimi i antibiotikëve gjatë shtatzënisë dhe faktorë të tjerë, ndikojnë në implementimin e ekosistemit të baktereve që kolonizojnë secilin prej nesh'', përfundon doktor Rundle.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC