dhj152014
Barnat online rritet konsumi, por nuk njihen risqet
Konsumatorët italiane kanë një perceptim të gabuar të rreziqeve që lidhen me blerjen e barnave në internet. I njohin pak fushatat informative mbi parandalimin në lidhje me këtë temë dhe mund të hyjnë në rreth 40 mijë farmacitë online të anketuara, në 98% të rasteve të paligjshme. Prandaj ata janë veçanërisht të ekspozuar ndaj blerjes së barnave të rrezikshme në krahasim me spanjollët dhe portugezët, siç tregojnë edhe shifrat, të dala nga
sondazhi i ''Fakeshare'', kryer në tre kampionë prej 1000 personash në secilin nga të tre vendet e Mesdheut. Italia, Spanja dhe Portugalia janë të ngjashme për nga legjislacioni mbi produktet mjekësore. Rezultatet e anketimit u paraqitën fundjavën e kaluar në Romë nga Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) në kuadrin e Konferencës Kombëtare drejtuar shoqatave të konsumatorëve dhe të industrisë në fjalë. Në veçanti, është vënë re se konsumatorët blejnë online kryesisht barna për humbje në peshë (5.4%), për gripin (5.3%), kolesterolin (3.2%) dhe për mosfunksionimi erektil (2.4%).
60% e 30.000 barnave të sekuestruara në
operacionin Pangea në maj 2014-ës në Itali, ishin barna që shiteshin online. Fenomeni është i përhapur ndërsa perceptimi i riskut është shumë i ulët. Janë anketuar të paktën 40.000 farmaci online, por 98% janë shitës të paligjshëm që nuk i dihet se çfarë shesin dhe ku i prodhojnë produktet e tyre. Megjithatë, më shumë që 30% e të anketuarve italianë besojnë se blerja e barnave online është mjaft e sigurt, një përqindje kjo dy herë më e lartë se spanjollëve (15%) dhe tre herë më e lartë se e portugezëve (11%). ''Mendojmë për shembull se barnat e paligjshme për humbjen në peshë prezantohen në internet si 'natyrale' ndërsa shpesh përmbajnë principe aktive të dëmshme, si sibutramina, e konsideruar në tregun evropian dhe amerikan për risqet e rënda kardiovaskulare që mund të shkaktojë'', shprehet
Domenico Di Giorgio, drejtor i zyrës së cilësisë së produkteve AIFA. E përbashkëta mes tre vendeve është se njohja e nismave të parandalimit dhe informimit është shumë e ulët, e barabartë me 20-25%. '' Objektivi i projektit është të identifikojmë profilin e blerësve të barnave online, për t'i bërë më efikase strategjitë e ndërgjegjësimit'', përfundon Di Giorgio.