Farmaci

shk212015

Agjencia australiane e barnave rishikon fletët ilustruese dhe etiketat e barnave që përmbajnë warfarin

Në Australi, janë në treg dy barna të cilat përmbajnë warfarin: Coumadin dhe Marevan. Agjencia australiane e barnave ka rishqyrtuar informacionet e fletëve ilustruese dhe etiketat e këtyre barnave. Warfarin-a është një antikoagulant i përdorur për parandalimin dhe trajtimin e problemeve që lidhen me formimin e koagulave të gjakut, mes të cilave tromboza venoze dhe embolia pulmonare, si dhe disa patologji kardiake me pasojë bllokimin e enëve të gjakut.
Rishikimi u mbështet në informacionin e literaturës përkatëse mjekësore dhe konsulencën me ekspertë nga Komiteti për Sigurinë e Barnave (ACSOM).  Agjencia arriti në përfundimin se barnat që përmbajnë warfarin kërkonin përditësim duke u fokusuar në një qartësi më të madhe dhe përfshirje të informacioneve të rëndësishme klinike.
Ndryshimet e propozuara kanë të bëjnë me ndërveprime të mundshme farmakologjike, monitorimin e pacientit për gjendjen antikoagulante dhe trajtimin për mbidozim. Agjencia iu kujton pacientëve se warfarin-a mund të ndërveprojë me barna të tjera si ato me bazë bimore, dhe këto ndërveprime mund të shkaktojnë episode të rënda hemorragjike. Pacienti në trajtim me një antikoagulant, duhet të informojë mjekun për të gjitha barnat e tjera që është duke marrë, duke përfshirë edhe mjekimet plotësuese bimore.
Agjencia gjithashtu kujton se përdorimi i sigurt i warfarin-ës kërkon një monitorim të shpeshtë të pacientit. Shkaqet kryesore të hemorragjisë nga warfarin-a përfshijnë përdorimin e njëkohshëm me agjentë anti-trombocit, me antikoagulantë të tjerë, me barna anti-inflamatore jo steroidale dhe përdorimin e njëkohshëm me barna të cilat ndryshojnë metabolizmin e warfarin-ës./AIFA

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC